KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot fillon viti i ri shkollor
Arsim

Sot fillon viti i ri shkollor

Kosova News
Kosova News 08:15 -02/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kosovë fillon viti i ri shkollor 2024-2025, ku shumë nxënës do të ulën nëpër banka për herë të parë.


Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ditë më parë ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025.


Ministrja Nagavci po ashtu ka publikuar kalendarin shkollor, përmes së cilit përcaktohet pushimi vjeshtor, dimëror, pranveror e festat.


Por ky vit i ri shkollor do të jetë më ndryshe në pesë shkolla në kryeqytet. Pas shumë premtimeve më në fund do të nisë mësimi tërëditor në pesë shkolla: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli.


Mësimi nuk do të kufizohet vetëm në libra dhe në teori, por do të ketë aktivitete praktike, lojëra edukative, rekreacion e kulturë e më shumë edukaët fizike.8


Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, në një video promovuese të postuar në Facebook ka treguar, po ashtu, se nxënësve do t’iu shërbehet ushqim i ngrohtë dhe me vlera ushqyese nga Kuzhina Qendrore.


Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një mesazh për qytetarët në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, duke theksuar rëndësinë e reformave të reja në arsimin e Prishtinës.
Ai theksoi se ky model i mësimit gjithë-ditor, që përfshin sigurimin e shujtave të ngrohta për fëmijët, është një prej arritjeve më të mëdha dhe do të shtrihet edhe në nivel qendror.


Ministria e Arsimit edhe për sivjet ka vendosur që të subvencionojë prindërit për blerje të librave. Kjo formë është kritikuar nga komunat dhe nga opozita.Në të kaluarën Ministria e Arsimit ua shpërndante nxënësve librat në shkollë
Por, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se subvencionimi i prindërve po vazhdon.


“Kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjorë për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq janë subvencionuar gjithsej 201.120 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëndron e hapur”, ka shkruar ajo të shtunën.


Ministria e Arsimit është kritikuar për vendimin për subvencionimin për blerjen e librave nga vetë prindërit.


Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka vlerësuar se forma e subvencionimit në formën siç është i çon prindërit në hamendësim.


Ndërkohë, kritika për ekzekutivin lidhur me trajtimin e mësimdhënësve ka bërë të dielën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.


Haradinaj ka shkruar në Facebook se ky vit shkollor po nis pa shkëlqim, meqë sipas tij, nxënësit përballen me kushte të rënda të mësimit dhe mësuesit me paga të padinjitetshme.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE-së kundër shtrenjtimit të energjisë

Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim të ligjit

Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik e Ferizaj

Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Kosova News 02/09/2024 02/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takon figura të njohura ndërkombëtare në konferencën IMPACT 2025 në Poloni
16:13 -14/05/2025
Qytetari nga Juniku dorëzon kuletën me 1300 euro në Polici
16:04 -14/05/2025
Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e radhës së EPC-së në Tiranë
15:56 -14/05/2025
Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri
15:47 -14/05/2025
Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës
15:20 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?