Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë ditës së sotme mban aktivitetin hulumtues për matjen e emisioneve – ndotjeve nga automjetet.
Ky aktivitet i Ministrisë zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze në kuadër të realizimit të fazës së dytë të Projektit të JICA-s – “Kontrolli i ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”, si dhe Policinë e Kosovës (Komunikacioni Rrugor) dhe Komunën e Prishtinës.
Në aktivitet do të marrë pjesë Zv. Ministri Avni Zogiani, në pikën e hulumtimit –Dalja në Magjistrale-Mazgit, drejtimi për Prishtinë, nga ora 10:00.


