Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, me fillim në ora 15:00, sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve për periudhën 2008-2011.
Intervistimi do të fillojë me Lutfi Zharkun, ish- ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ahmet Shalën, ish-ministër i Ekonomisë.
Komisioni hetimor parlamentar po merr në pyetje personat që kanë mbajtur poste të lartë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për aktivitetet në sektorin e energjisë në periudhën kohore 2006-2022.
Këtu përfshihet hetimi i investimeve kapitale në Korporatën Energjetike të Kosovës pas privatizimit të distribucionit në këtë kompani./KosovaNews/