Një tjetër ‘El Clasico’ vjen sonte. Barcelona dhe Real Madridi do të ndeshen në ‘Camp Nou’ në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në Madrid ishte mbyllur me fitoren e katalonasve prej 1-0.
Dueli i sonte parashikohet të sjellë një sfidë drithëruese jo vetëm për shkak të rivalitetit të madh që ekziston prej vitesh nga këto dy skuadra, por edhe për synimet e të dy skuadrave që duan të prekin finalen e madhe të Kupës së Mbretit, garë kjo e dyta për nga rëndësia në Spanjë.
Skuadra e Xavi Hernandezit në këtë duel hyn me epërsinë minimale prej 1-0, derisa madrilenët në Barcelonë kanë udhëtuar me ambicie për të përmbysur avantazhin e lojës së parë.
Përballja mes Barcelonës dhe Real Madridi fillon në orën 21:00.