Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo “tavan” të naftës dhe derivateve të tjera për ditën e shtune.
Çmimi i naftës për ditën e shtunë është 1.71 euro, njëjtë sikur një ditë më parë.
Çmimi i benzinës është 1.46 euro për litër, një cent më shtrenjtë se të premten. Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet 0.71 centë për litër.


