Xherdan Shaqiri po stërvitet te skuadra e Luganos për ta mbajtur formën për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.
Zvicra do t’i zhvillojë tri ndeshje kualifikuese këtë muaj. Më 15 nëntor e luan kundër Izraelit, ndërsa më 18 nëntor e pret Kosovën. Më 21 nëntor luan kundër Rumanisë në Bukuresht. Shaqiri ka disa ditë që i është bashkuar Luganos në stërvitje. Lugano është në pronësi të sipërmarrësit amerikan Joe Mansueto, që po ashtu është pronar i Chicago Fire.
Shaqiri e ka përfunduar kampionatin me Chicago Fire. Ai nuk do të paraqitet në plejofin e MLS-së, por te Lugano presin nga Shaqiri të sjellë entuziazëm tek ekipi zviceran. Ai nuk e ka fshehur dëshirën për ta pasur përgjithmonë Shaqirin në ekip.
“Do të ishte një situatë e favorshme. Do të përfitonim të gjithë, si lojtari ashtu edhe klubi. Po flasim për një futbollist me më shumë se 100 paraqitje për Zvicrën, një lojtar që ka fituar Ligën e Kampionëve, që ka luajtur në Bundesligë, Serie A dhe Bundesligë. Dhoma e trofeve të Luganos nuk është aq e madhe për të, për kupat e fituara nga Xherdani”, ka thënë konsulenti i klubit zviceran, Arno Rossini për “tio.ch”. 32-vjeçari në 28 ndeshje në kampionatin MLS të SHBA-së ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Ai nuk siguroi me Chicagon plejofin në MLS.