Turqia dhe Siria janë lëkundur nga një tjetër tërmet i fortë, pasditen e së enjtes.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9, epiqendra ndodhet 18 kilometra në jug të Antakeisë, ndërsa thellësia fokale është 10 kilometra.
Sipas mediave turke, lëkundjet e forta në Hataj kanë zgjatur për disa minuta dhe janë ndjerë edhe në disa provinca përreth.
Siç raportohet, menjëherë pas tërmetit qyteti i Hatajit ka mbetur pa energji elektrike, përcjell KosovaNews.


