KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandaloze: Polici që hetoi rezervat shtetërore dhe ish-kryeshefin e KEK-ut merr pjesë në tubimin e PDK-së në Skenderaj
Siguri

Skandaloze: Polici që hetoi rezervat shtetërore dhe ish-kryeshefin e KEK-ut merr pjesë në tubimin e PDK-së në Skenderaj

Jeton Sopa
Jeton Sopa 19:40 -06/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës konsiderohet se është apartiake pasi që ajo është në shërbim të të gjthë qytetarëve të Kosovës, pa dallim partie, madje edhe me ligj dhe rregulloret e saj të brendshme pjestarët e policisë i kanë të kufizuara aktivitetet në parti politike.

Në ligjin e Policisë së Kosovës, më saktësisht në nenin 49 në pikën 1.2 dhe 1.4, përshkruhen konflikti i interesit i pjestarëve të  policisë, prandaj e kanë të kufizuar të merren me aktivitete politike.

“Pjesmarrja në fushata elektorale për zgjedhje në detyrë publike” dhe “pjesëmarrja aktive në cilëndo parti politike, ndjekja e udhëzimeve nga cilado parti politike në kryerjen e detyrave policore; paraqițja me uniformë policore në çfarëdo tubimi politik, përveç kur është në detyrë zyrtare policore”, thuhet në nenin 49 të Policisë së Kosovës.

Mirëpo, kjo gjë duket se nuk vlen për policin hetues Idriz Gashi, i cili vie nga fshati Rrezallë i Skenderajit dhe punon si rreshter në Njësinë e Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës (Task Forca për Hetimein e Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit).

Sipas burimeve të KosovaNews, rreshteri Idriz Gashi mbrëmë ka ka marrë pjesë në tubimin e PDK-së në fshatin Rrezallë të Skenderajt, më saktësisht në lagjen e familjes Kodra, prej nga vie edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu. Të pranishëm në këtë tubim të PDK-së ishin Sami Lushtaku edhe disa deputetë e kandidatë për deputetë të PDK-së.

Në një video live, të publikuar nga mbështetësit e PDK-së, ai është kapur nga kamera, duke qëndruar ulur me simpatizantë të tjerë të PDK-së.

Polici hetues Idriz Gashi mbrëmë në tubimin e PDK-së në fshatin Rrezallë të Skenderajt

Ndërkohë, në njoftimin  që ka bërë Sami Lushtaku në faqen e tij në facebook është përkujdesur që të mos e publikojë askund forografinë e hetuesit policor Idriz Gashi.

Edhe videot e publikuara nga mbështetësit e PDK-së tashmë janë fshirë nga faqja e Facebookut.

Hetuesi policor Idriz Gashi është përfolur si i rekrutuari PDK-së në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike në Prishtinë. Sipas burimeve të KosovaNews, ai ka qenë i angazhuar në rastin e hetimeve për rezervat shtetërore dhe në rastin e kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.

Kujtojmë se në rastin e rezervave shtetërore në gushtin e vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë Speciale ishin arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, mirëpo Gjykata e Apelit i kishte liruar në mungesë provash. Ndërkaq edhe pas ankesës së Prokurorisë Speciale në Gjykatën Supreme kjo gjykatë kishte lënë në fuqi vendimin e apelit, duke kostatuar se Prokuroria Speciale nuk kishte pasur asnjë provë me rastin e arrestimit të dy zyrtarëve të MINT.

Ekskluzive- Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Prokurorisë Speciale, s’ka prova për keqpërdorim në rezervat shtetërore

Gjithashtu lexoni:

Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin

Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Jeton Sopa 06/01/2025 06/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit
09:14 -06/06/2025
Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës
08:41 -06/06/2025
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
08:08 -06/06/2025
Myslimanët festojnë Kurban Bajramin
08:06 -06/06/2025
Spanja mposht Francën dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve
23:02 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?