KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandaloze, kompanisë “Beni Dona” i gjendet mish i dyshimtë dhe miza në supë në kuzhinën e Njësisë Speciale të Policisë
Siguri

Skandaloze, kompanisë “Beni Dona” i gjendet mish i dyshimtë dhe miza në supë në kuzhinën e Njësisë Speciale të Policisë

Kosova News
Kosova News 11:38 -01/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kompanisë “Beni Dona”, e cila është e kontraktuar nga Policia për furnizim me ushqim, nuk po i largohen skandalet. Sipas raportimeve të fundit, kjo kompani në kuzhinën e Njësisë Speciale në Vrellë, tani u ka shërbyer policëve ushqime (supë) me insekte, ndërsa pas një inspektimi që aty kanë bërë inspektorët nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, është evidentuar edhe mish i dyshimtë për përdorim dhe i njëjti është asgjësuar.

Ushqimi që servohet policëve në kuzhinën e kampit të Njësisë Speciale të Policisë në Vrellë të Lipjanit, është i ekspozuar ndaj insekteve dhe për këtë raportoi KOHA mbrëmë, ku edhe ofroi pamje të saj, e ku shihej miza në supë.

E pas ngritjes së dyshimeve për ushqimin edhe nga vet policët, inspektorët nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) kanë kryer një inspektim.

Zëdhënësi i AUV, Lamit Thaçi i tha KosovaNews se pas inspektimeve kanë urdhëruar që të vendosen rrjeta në dritaret e hapësirave ku shërbehet ushqimi për policët, ndërsa që janë asgjësuar 2.2 kg mish të bluar, i cili është vlerësuar si e dyshimtë dhe jo i sigurt për përdorim.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka organizuar inspektim ne Kampin e Njësisë Speciale në Vrellë.  Sipas raportit të vlerësimit inspektues është konstatuar se ekzistojnë kushtet Teknike dhe Higjenike Sanitare për të ushtruar veprimtarinë e gastronomisë. Dyshemeja është nga materiali epoksit lehtë i pashterueshëm.  Pajisjet janë nga materiali Inoks, Ventilimi dhe ndriçimi janë funksional. Nyjat hidrosanitare janë ne rregull, ka furnizim të rrjedhshëm me ujë”, tha Thaçi.

Ai sqaroi se aty janë hasur rrjeta kundër insekteve vetëm në dritaret e kuzhinës, por jo edhe në hapësirën ku shërbehen konsumatorët.

“Në dritaret e kuzhinës kishte rrjeta kundër insekteve, ndërsa ne hapësirën ku shërbehen konsumatorët nuk kishte rrjeta neper dritare qe hapen. Masat profilaktike për DDD dhe Librezat Sanitare të punëtoreve janë me afat valid. Produktet ushqimore janë brenda afatit te skadencës dhe ruhen ne kushte adekuate”, u shpreh më tej Thaçi.

Por, aty u hasën edhe 2.2 kg mish të dyshimtë, sasi kjo që është asgjësuar.

“Gjatë inspektimit është hasur një sasi e mishit të bluar, e cila sipas vlerësimit organoleptik, ka ndryshuar vetitë tipike të këtij produkti dhe si i tillë, duhet të asgjësohet. Kanë qenë 2.2 kg që janë asgjësuar në prezencë të inspektorëve”, tha Thaçi.

Dyshime për ushqim jashtë standardeve që u shërbehet policëve, ka pasur edhe në të kaluarën.

Kohë më parë KosovaNews ka raportuar për ushqim me afat të skaduar që kompania “Beni Dona”, u ka servuar policëve të Njësisë Speciale.

EKSKLUSIVE! “Beni Dona” furnizoi Njësitin Special të Policisë me ushqim pa afat (FOTO)

E të përballuar shumë herë me probleme me cilësinë e ushqimit, qysh në fillim të këtij viti Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe asaj të Mitrovicës ka ngritur kallëzim penal kundër pronarit të kompanisë “Beni Dona Plast” Ragip Mustafa i njohur ndryshe si Ragip “Zhaba” i cili njëherit ishte edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Kompania “Beni Dona Plast” me pronar Ragip Mustafën i cili njihet si njeri i afërt me Agim Veliun dhe ish-Kryeministrin Isa Mustafa është njëra ndër kompanitë më të mëdha që ka përfituar tender publik me dhjetëra miliona euro që nga paslufta.

Ekskluzive: Policia ngrit kallëzim penal ndaj Ragip Mustafës, “Beni Dona” furnizoi Njesinë Speciale në veri me ushqime pa afat dhe mish të kontaminuar

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kosova News 01/11/2023 01/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?