KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Skandaloze: Edi Rama nuk pranoi ftesën e kryeministrit  Kurti, bojkotoi aktivitetet shtetërore në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Politikë

Skandaloze: Edi Rama nuk pranoi ftesën e kryeministrit  Kurti, bojkotoi aktivitetet shtetërore në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Kosova News
Kosova News 21:54 -12/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Republika e Kosovës sot shënoi një nga ditët më të rëndësishme të historisë së saj më të re, atë të çlirimit të vendit nga regjimi serb.

Në këtë përvjetor jubilar të çerek shekullit të çlirimit u  organizuan dhjetëra aktivitete nga qeveria e Republikës së Kosovës si dhe nga presidenca.

Ceremonia qëndrore e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në qendër të kryeqytetit ku u bë edhe parakalimi i Foracave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Të ftuar në këtë përvjetor ishin personalitete të ndryshme ndërkombëtare të cilët kontribuan në çlirimin e Kosovës.
 

Por në këtë këtë përvjetor mungoi kryeministri i Shqipërsië Edi Rama edhe pse ishte I ftuar që të merrte pjesë nga zyra e kryeministrit nën patronatin e të cilit ishte organizuar kjo ceremoni.

Nga zyra e kryeministrit për KosovaNews kanë konfirmuar ftesën që i kanë bërë ditë më parë  kryeministrit Rama që të merrte pjesë në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka thënë se Zyra e kryeministrit Rama I ka njoftuar se Rama nuk do të mund të jetë I pranishëm me 12 qershor.

“Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor” ka thënë Kryeziu për KosovaNews.

Sipas burimeve të KosovaNews zyra e kryeministrit Rama ka arsyetuar mospjesmarrjen e Edi Ramës në përvjetorin e çlirimit të Kosovës për shkak të agjendes së ngjeshur të tij.

Por sipas aktiviteteve të kryeministrit Rama të publikuar në facebook nuk duket që sot kishte ndonjë takim të rëndësishëm.
Në orët e paradites Rama ishte në një aktivitet për të  prezantuar një aplikacion për turizmin në Shqipëri ndërsa më vonë nuk dukej të kishte ndonjë aktivitet apo takim të rëndësishëm kjo as sa për ta arsyetuar mosardhjen e tij në Kosovë.

Madje kryeministri Edi Rama nuk kishte  denjur të ia bënte një urim të veçant shtetit të Kosovës në ditën e çlirimit, ai qysh në mëngjes kishte uruar anëtarët e Partisë Socialiste për 33 vjetorin e themelimit të kësaj partie ndërsa po aty me një gjysëm fjalie  uroi  Kosovën në përvjetorin e çlirimit.

“…gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”  shkroi Rama në facebook.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë kryeministri Rama ishte për vizitë në Kosovë me ftesë të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku për të marrë pjesë si folës kryesor në smpoziumin “Rugova dhe Perëndimi”.

Megjithëse ishte ftuar të fliste për Rugovën, në këtë simpozium kryeministri Rama më shumë u mor me kritika e thumbime kundër kryeministrit Kurti.




Gjithashtu lexoni:

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë

Deputetja Statovci tregon nëse e pengoi Guxo koalicionin VV-Nisma

Krasniqi: Bllokada po e dëmton shtetin, PDK-ja ka ofruar zgjidhje

Reeker: SHBA-ja s’do të jetë e angazhuar në Ballkanin Perëndimor si në 30 vitet e fundit

TAGGED: Albin Kurti, Edi Rama
Kosova News 12/06/2024 12/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
few clouds
29° _ 28°
52%
4 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Musk: Amerika po falimenton jashtëzakonisht shpejt – dhe askush nuk duket se interesohet
20:43 -05/06/2025
Interi zgjedh një ish-lojtar për trajner të ri
20:23 -05/06/2025
Merz i jep Trumpit certifikatën e lindjes së gjyshit të tij në Shtëpinë e Bardhë
20:17 -05/06/2025
Trump: Sanksione të ashpra për Rusinë, ndoshta edhe për Ukrainën
20:03 -05/06/2025
“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit
20:02 -05/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?