Gjatë ditës së sotme, në redaksinë e KosovaNews është dërguar një fotografi në të cilën shihet një mace duke i “provuar” e siç duket edhe “shijuar” llojet e mishit në frizin e një marketi në Klinë.
E kjo pamje, duket se i ka ikur edhe punëtorëve përgjegjës të marketit në fjalë.
Natyrisht se kjo nuk është rasti i parë kur super-marketet në vendin tonë, janë bërë skena të skandaleve të tilla.
Cilësia dhe pastërtia e produkteve ushqimore e në veçanti atyre të mishit nepër marketet e Kosovës, si gjithmonë mbetet për t’u dëshiruar./KosovaNews/
