KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » S’ka më fushatë te mërgimtarët në Gjermani, Ambasada: Me Kosovën jemi aleatë, presim respektim të rregullores
Politikë

S’ka më fushatë te mërgimtarët në Gjermani, Ambasada: Me Kosovën jemi aleatë, presim respektim të rregullores

Kosova News
Kosova News 15:53 -21/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Partitë politike në Kosovë dhe zyrtarë të Qeverisë Kurti s’do të mund të organizojnë më tubime elektorale në tokën gjermane. Kështu ka bërë të ditur dje ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde. Rohde ka rikujtuar ligjin gjerman që s’lejon aktivitete elektorale të shteteve të tjera në tokën gjermane, nëse kanë mbetur edhe më pak se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në vendin respektiv, në këtë rast Kosovën.

Gazeta Express ka kontaktuar Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, për t’i pyetur se pse ambasadori Rohde po e nënvizon dhe specifikon një rregullore të tillë vetëm për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sebastian Leuschner nga Ambasada e Gjermanisë ka sqaruar se rregullorja gjermane për “takimet zyrtarëve të huaj me elektoratin e diasporës në Gjermani” daton nga viti 2022, prandaj ambasadori Rohde e ka nënvizuar se ajo vlenë për zgjedhjet që vijnë.

“Formalizimi i fundit i rregullores aktuale në lidhje me takimet e zyrtarëve të huaj me elektoratin e diasporës në Gjermani daton që nga viti 2022. Prandaj, Ambasadori saktë nënvizon vlefshmërinë e saj për periudhën e ardhshme zgjedhore”, ka theksuar Leuschner për Express.

Ai ka thënë për Gazetën Express se Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Kosovës në Berlin janë informuar disa muaj më parë për rregulloren përkatëse gjermane sa i përket fushatave të huaja zgjedhore në Gjermani.

Leuschner ka thënë se deklarata e ambasadorit Rohde është një kujtesë miqësore e rregullores së Gjermanisë dhe ka thënë se meqë deri në zgjedhjet e përgjithshme kanë mbetur më pak se 3 muaj, Gjermania s’mund të japë më leje për zhvillim të fushatave në tokën gjermane.

“Sipas rregullores gjermane, ngjarjet e fushatës së përfaqësuesve të vendeve të huaja kanë nevojë për leje nga qeveria gjermane para ngjarje të tilla. Në përgjithësi, lejet do të jepen vetëm deri në tre muaj përpara zgjedhjeve përkatëse. Pasi që zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbahen për më pak se 3 muaj, leja në përgjithësi nuk mund të jepet më. Deklarata duhet parë si një kujtesë miqësore e rregullores sonë”, ka thënë ai tutje.

Ky zyrtar i Ambasadës Gjermane ka sqaruar se kjo rregullore s’ndërlidhet me zgjedhjet që do të mbahen në Gjermani po ashtu në muajin shkurt. Sa i përket mundësisë së mosrespektimit të një rregulloreje të tillë, Rohde ka thënë se Gjermania dhe Kosova janë aleatë të ngushtë dhe se kanë besim që të gjithë aktorët politikë në Kosovë do të respektojnë rregulloren gjermane për çështjen e zgjedhjeve.

“Gjermania dhe Kosova janë partnerë të ngushtë. Në këtë sfond, ne jemi të bindur se të gjithë aktorët politikë kosovarë do të respektojnë rregulloren gjermane në lidhje me fushatat e huaja zgjedhore në tokën gjermane”, ka përfunduar Sebastian Leuschner.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 21/11/2024 21/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?