KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » S’ka afat për vendimmarrje nga Kushtetuesja për Ligjin e Pagave
Politikë

S’ka afat për vendimmarrje nga Kushtetuesja për Ligjin e Pagave

Kosova News
Kosova News 08:58 -17/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese është duke proceduar kërkesën e Avokatit të popullit, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagat. Nga kushtetuesja thonë se nuk kanë afat të caktuar për vendimmarrje, por se këtë rast do ta trajtojnë me përkushtimin më të lartë. Nga shoqëria civile thonë se bazuar në standardet ndërkombëtare e kushtetuese, Ligji i Pagave mund të shpallet antikushtetues.

Pas 104 ankesave të pranuara nga subjekte të ndryshme të sektorit publik, Avokati i Popullit dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, që kishte hyrë në fuqi më 5 shkurt 2023.

Radio Kosova ka pyetur Gjykatën Kushtetuese se a ka filluar trajtimi i këtij rasti dhe kur (më së largu) mund të merret vendim për këtë çështje?

“Kjo kërkesë aktualisht është duke u proceduar. Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje në këtë rast. Si çdo kërkesë tjetër të parashtruar nga institucionet, Gjykata është duke e trajtuar edhe këtë rast me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë”, kanë thënë në një përgjigje me shkrim nga Gjykata Kushtetues.

E në kërkesën për interpretimin e kushtetuetshmërisë së ligjit të kontestuar, të cilën Avokati i Popullit e ka dërguar në Kushtetuese me 7 prill, ka  theksuar se  ankesat e palëve kanë të bëjnë me ulje pagash, heqje shtesash apo trajtim joadekuat dhe jo të barabartë ndërmjet pozitave të përcaktuara me ligj.

Në shenj pakënaqësie me Ligjin e Pagave, ankesë tek Avokati i Popullit kishte dërguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Kreu i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, shpalosë për Radio Kosovën kërkesat që kanë.

“Kërkesat për ligjin e pagave kanë qenë shtesa e rrezikshmërisë për zyrtarët policor të uniformuar, shtesat tjera për orë jashtë orarit të punës gjatë vikendeve dhe ditëve të festave. Mandej kërkesë tjetër ka qenë që ne të kemi koeficient të barabartë me FSK-në, sepse jemi dy institucione të sigurisë, dhe sipas ligjit ata tash kanë po thuajse dy koeficiente më shumë se sa ne në Polici”, tha ai.

Zeqiri thotë se duke mos dashur të ndërhyjë në punën e Gjykatës Kushtetuese, beson se kërkesat e tyre janë të pranueshme.

Juristi Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se është lajm i mirë procedimi për vlerësimin kushtetues i Ligjit për pagat. Sipas tij, ky ligj mund të shpallet jokushtetues.

“Ajo çfarë mund të themi për këtë rast është se bazuar në standardet ndërkombëtare, Kushtetutën e Kosovës dhe standardet që i ka përcaktuar vet gjykata, në rastin e trajtimit të ligjit të kaluar për pagat, edhe ky ligj nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese. Por, jo domosdoshmërishtë Gjykata Kushtetuese mund ta anulojë gjithë ligjin për paga. Nëse gjen shkelje të caktuara, mund të vendos të anulojë vetëm dispozita të caktuara e jo në tërësi”, tha ai.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 për vitin 2024.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 17/04/2023 17/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?