“Nuk do të ketë zgjidhje derisa palët të arrijnë në një pikë që të kuptojnë që nuk është në interesin e tyre për të vijuar konfliktin”. Këtë përgjigje dha në OFF the Record më Andrea Dangllin, ish-këshilltari i sigurisë i presidentit amerikan Donald Trump për mosmarrëveshjet në çështjen e dialogut Kosovë Serbi. Në A2 CNN ai tha zgjidhja e konfliktit nuk mund të detyrohet nga jashtë nëse nuk e duan palët, ndërsa solli në vëmendje rastin e Maqedonisë.
“Ne kishim këshilltarin e sigurisë dhe për të patur mundësinë e një marrëveshje por gjithçka është në tavolinë tashmë dhe nuk ka për të qenë e lehtë , por e dimë që edhe konfliktet që duken të papajtueshme edhe në çështje që janë të vështira edhe për dikë nga jashtë që ta kuptojë p.sh në rastin e Maqedonisë duke këmbëngulur gjetëm zgjidhje dhe nuk shoh pse kjo nuk mund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë”.