Mëngjesi i së dielës ka një fluks më të madh të qarkullimit nëpër pikë kalimeve kufitare të vendit, sidomos në dalje.
Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në katër orë, ndërsa radha e automjeteve është mbi një kilometër.
Ndërsa në këtë pikë kufitare në hyrje pritja nuk shkon më shumë se 15 minuta dhe nuk raportohet radhë të automjeteve.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë deri në një orë, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 500 metra.
Në këtë pikë kalimi për hyrje, pritjet janë deri në 15 minuta.
Ndërkaq në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në dalje dhe në hyrje pritjet janë më të shkurta./KosovsNews/



