KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s: Manipulim i opinionit dhe fyerje ndaj punëtorëve tanë
Ekonomi

Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s: Manipulim i opinionit dhe fyerje ndaj punëtorëve tanë

Kosova News
Kosova News 16:11 -21/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK), Nexhat Llumnica, ka reaguar me indinjatë ndaj deklarimeve të fundit nga përfaqësues të KESCO-s, të cilat i ka cilësuar si “tendencioze, të pabaza dhe fyerje ndaj punonjësve të përkushtuar të KEK-ut”.

Në reagimin e tij publik, Llumnica tha se qëndrimet e KESCO-s përbëjnë “një shtrembërim të fakteve dhe përpjekje për të manipuluar opinionin publik, në mënyrë që të mbulohen dështimet e veta menaxheriale dhe teknike”.

Sipas tij, edhe pas më shumë se një dekade të koncesionit, KEDS/KESCO nuk ka përmbushur obligimet për vendosjen nëntokësore të rrjetit energjetik, siç ishte paraparë në marrëveshje, përveç në zonat malore. “Rrjeti vazhdon të jetë i vjetëruar dhe i pasigurt, me ndërprerje të shpeshta që ndodhin pikërisht në orët kur energjia ka çmime më të larta në treg, gjë që nuk mund të jetë koincidencë,” thuhet në reagim.

Llumnica denoncoi gjithashtu çmimin me të cilin KEK paguhet nga KESCO për energjinë e prodhuar, duke thënë se “sot, KEK paguhet vetëm me 29.5 euro për megavat orë – çmim që nuk mbulon as kostot minimale të prodhimit”. Në të njëjtën kohë, qytetarët paguajnë më shumë vetëm për rrjetin, një praktikë që ai e quan “absurde dhe e padrejtë”.

Kryetari i sindikatës thekson se KESCO, përveç që përfiton energji nën kosto, “i detyrohet KEK-ut mbi 100 milionë euro – mjete që janë djersa e punëtorëve tanë dhe që mbesin peng i një menaxhimi jopërgjegjës”.

Në reagimin e tij, Llumnica vlerëson lart përkushtimin e punonjësve të KEK-ut, të cilët, përkundër sfidave teknike dhe infrastrukturës së vjetruar, “janë në shërbim 24/7 për të rikthyer çdo njësi në funksion me profesionalizëm të lartë”.


“Mjaft më me shpifje – punëtorët e KEK-ut meritojnë respekt! Në vend se të reflektojnë për mungesën e investimeve dhe paaftësinë për të ndërtuar një rrjet funksional e të sigurt, përfaqësuesit e KESCO-s zgjedhin të sulmojnë institucionin e vetëm që e ka mbajtur vendin me energji në kohët më të vështira.”

Sindikalistët i bëjnë thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave, duke theksuar se përgjegjës për furnizimin me energji elektrike është vetë KESCO, si mbajtës i licencës që nga viti 2013. “SR-KEK do të vazhdojë të mbrojë interesin dhe dinjitetin e secilit punëtor dhe të kontribuojë për një sistem energjetik të drejtë dhe në shërbim të qytetarëve,” përfundon reagimi.

Gjithashtu lexoni:

Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin

Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës

Kosova News 21/06/2025 21/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane
20:04 -21/06/2025
Bizneset kërcënojnë me bllokadë të rrugëve nëse ZRRE-ja nuk pezullon vendimin, afati përfundon sot
19:27 -21/06/2025
Houthi kërcënon ShBA-në nëse e sulmon Iranin
18:58 -21/06/2025
Mbappe mungon sërish për Real Madrid
18:46 -21/06/2025
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja
18:25 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?