Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se ende s’ka një ditë të caktuar mbi takimin e kryeministrit Albin Kurti Kurti me përfaqësuesit e zyrtarëve policorë.
Ai ka deklaruar të martën se nëse policëve s’u merren parasysh kërkesat, do të ketë veprime “varësisht se si kërkohet”, derisa ka shtuar se “kërkesat e policëve janë të kamotshme”.
“Kryeministri, sipas informatave që kam unë, e ka caktuar për këtë javë, por nuk e ka caktuar ditën. Sa i përket kërkesave jo vetëm për njësinë elitare, kërkesat janë edhe për pjesën tjetër të Policisë më kushtet aktuale të gjithë pjesëtaret e Policisë të Kosovës janë të pakënaqur prandaj kërkesat tona janë për të gjithë pjesëtarët. Shpresoj që do të këtë mirëkuptim në kërkesat tona, në rast së kërkesat nuk realizohen, definitivisht edhe ne si Sindikatë jemi të detyruar të veprojmë, në bazë kërkesave të Policisë varësisht cilat do të dalin ato”, ka thënë Zeqiri.
Kryesindikalisti i Policisë së Kosovës i ka përsëritur kërkesat për pagesën e shujtës, shtesën e rrezikshmërisë dhe udhëtimin larg vendbanimit ose sigurimin e transportit.
“Nëse fillojmë më shtesën e rrezikshmërisë, e cila na doli pas implementimit të Ligjit të Pagave të cilën ende nuk jemi duke e pranuar dhe propozimi që doli nga kryeministri dhe të gjithë shprehën pa kënaqësi për atë nivel të ultë të shtesave për siguri, dhe kemi edhe kërkesa të tjera që i kemi pasur të kahershme dhe viteve të më pashme, siç është sigurimi shëndetësore dhe jetësore, Ligji për pensionim në moshën 55 vjeç, pagesa e shujtës, udhëtimi larg vendbanimit ose të iu sigurohet transport zyrtarë policorë ose t’iu paguhet”, ka theksuar Zeqiri për Ekonomia Online.
Kryetari i Sindikatës tutje ka potencuar se kërkesat i kanë pasur minimale, e sipas, nëse shtesat nuk rriten, të paktën të mbesin aq sa kanë qenë.
“…Këtu ka qenë ajo pakënaqësi pse të ndalën këto shtesa, shtesat për punë shtesat për rrezikshmërinë, dhe pas implementimin të Ligjit të pagave si sindikatë nuk kemi kërkuar më shumë, por të jenë ato që kanë qenë. Kanë qenë shtesa në shtatë nivele, duke filluar nga niveli më i ultë, 105 euro dhe deri të niveli më i lartë 215 euro, ose 25% deri në 50% të pagës bazë…Kjo është ajo arsyeja pse janë shprehur pakënaqësitë dhe pse janë të ulëta, sipas propozimit janë shumë të ulëta sepse ato janë zbritur më shumë së 50% të secili kategori e shtesës për rrezikshmëri, dhe në realitet duke vlerësuar së puna në polici është një punë, stresuese është edhe mjaftë sfiduese, për shëndetin dhe jetë”, ka shtuar ai.
KOHA ka Qeverinë se kur do të takohet kryeministri Kurti me sindikalistët e Policisë, por deri në momentin e raportimit s’ka marrë përgjigje.
Javë më parë, zyrtarë të Njësitit Special Intervenues kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës. Ata kërkuan kushte më të mira në punë dhe realizim të shtesave.