Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Përmes një telegrami ngushëllimi, sindikata u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës.



