KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sinani: Zgjedhjet, zgjidhja e vetme për Komunën e Preshevës
Politikë

Sinani: Zgjedhjet, zgjidhja e vetme për Komunën e Preshevës

KosovaNewss
KosovaNewss 21:10 -30/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se zgjidhja e vetme për komunën e Preshevës, janë zgjedhjet.

Sinani në Facebook shkroi se është bërë një periudhë e gjatë që kur qytetarët e Komunës së Preshevës ndihen të papërfaqësuar në rastin më të mirë, e të keqpërfaqësuar në rastin më të keq.

Ajo tha se për pushtetin aktual lokal të Preshevës, qytetarët e saj nuk janë pjesë e prioriteteve të saj. Por, interesat e kryetarit të Komunës dhe rrethit të tij të ngushtë të lidhur në krim të organizuar me bandat kriminale të veriut.

Postimi i plotë i Sinanit në Facebook:

?????????, ???????? ? ????? ??̈? ??????̈? ? ????????̈?!

Tashmë është bërë një periudhë e gjatë që kur qytetarët e Komunës së Preshevës ndihen të papërfaqësuar në rastin më të mirë, e të keqpërfaqësuar në rastin më të keq.

Ka kaluar mbi një muaj nga e mbajtja e të ashtuquajturës “seancë” e Kuvendit Komunal.

Seancë kjo e mbajtur të dielën e 23 korrikut në ora 8:00 të mëngjesit, e patransmetuar në asnjë medium.

Seanca ishte ftuar me iniciativën e këshilltarëve të partisë/pushtet – APN për seancë të jashtëzakonshme me qëllim të shqyrtimit të situatës politike në Preshevë.

Errësira mediale që karakterizoi këtë “seancë” sigurisht që i paraprinë marrëveshjeve të errëta të Shqiprim Arifit me politikën e parapolitikën e nëntokës së Beogradit.

Sot, kur ka kaluar mbi një muaj nga kjo ngjarje e turpshme në Kuvendin Komunal, pushteti lokal i Preshevës tashmë nuk është i izoluar vetëm nga Prishtina e Tirana.

Kjo udhëheqje e delegjitimuar në çdo segment të saj, tashmë është izoluar edhe nga qyetarët e saj.

E pikërisht kjo dëshmon se për pushtetin aktual lokal të Preshevës, qytetarët e saj nuk janë pjesë e prioriteteve të saj. Por, interesat e kryetarit të Komunës dhe rrethit të tij të ngushtë të lidhur në krim të organizuar me bandat kriminale të veriut.

Në të rrallat dalje publike të të parit të Komunës së Preshevës, është i njejti tregim. Kritikat e fyerjet e përhershme në drejtim të Qeverisë së Shqipërisë, e në veçanti në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër i mungon guximi e vullneti që të thot një fjalë të vetme si p.sh. për futjen në listë të zezë të SHBA ish shefin e BIA, apo p.sh. për deklaratat e Aleksandar Vuçiq i cili bashkëpunimin institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Qeverinë e Republikës së Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe krijim të Shqipërisë së Madhe, apo edhe së fundmi ndaj deklaratës shoviniste të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq se shqiptarët e Luginës nuk duhet të kërkojnë të drejta, mjafton që nuk po na vrasin.

Mbase nuk është vetëm çështje guximi, kurajo apo vullneti.

Sigurisht është çështje se nga cila anë Shqiprimi është i shantazhuar, dirigjuar e kontrolluar!

Prandaj edhe duket se po i frikësohet përballjes me qyetarët e Komunës së Preshevës.

Prandaj edhe artificialisht me seanca të turpshme si ajo e 23 korrikut po ia shtyen jetën politike vetes dhe shantazhuesve të tij, atyre që po e dirigjojnë e kontrollojnë.

Por, sigurisht kjo situatë nuk do të zgjasë edhe shumë.

Shumë shpejt këta pushtetarë do të marrin “shpërblimin” nga qyetarët e Komunës së Preshevës. Nuk do të kenë edhe shumë mundësi për zgjatje të mandatit me seanca të ftuara për “t’u diskutuar situata politike në Preshevë”.

E sigurisht, nuk do t’i mjaftojnë këtij pushteti më as gishtat e këshilltarëve të Listës Serbe.

Sepse dy votat e këshilltarëve të Listës Serbe, e të porositur nga Beogradi, Shqiprimin e shpëtuan në seancën e 23 korrikut.

Prandaj, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për Preshevën!

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

KosovaNewss 30/08/2023 30/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit
14:34 -10/08/2026
Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave
14:02 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?