Ekipi negociues kosovar në tryezën e dialogut me Serbinë, ka udhëtuar të hënën për në Bruksel ku pritet të zhvillohen diskutime në kuadër të këtij dialogu.
Këshilltarja politike në Qeverinë e Kosovës për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka udhëtuar bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për në kryeqendrën evropiane.
Ky udhëtim i Sinanit shënon edhe herën e parë që një figurë politike nga Lugina e Preshevës merr pjesë në dialog.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës prej kohësh kanë kërkuar që çështja e tyre të përfshihet në dialog.
Sipas tyre, në këtë proces duhet të ketë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ku përmes parimit të reciprocitetit të trajtohen të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike./Koha/


