KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm: Ja çfarë përfiton qytetari dhe si do të bëhen pagesat
Shëndetësi

Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm: Ja çfarë përfiton qytetari dhe si do të bëhen pagesat

Kosova News
Kosova News 16:20 -09/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor pritet të sjellë ndryshime të mëdha në sistemin shëndetësor në Kosovë, ku çdo qytetar përfshihet në sigurim dhe përfiton shërbime bazë sipas nevojës.

Sipas projektligjit, përfitimet për qytetarët do të përfshijnë një pako bazë të shërbimeve shëndetësore, që mbulon trajtime mjekësore, barna dhe shërbime të tjera esenciale, shkruan Indeksonline.

Qytetarët do të kenë qasje më të lehtë në shërbime përmes sistemit informativ shëndetësor, i cili mundëson verifikimin e statusit të sigurimit në kohë reale në të gjitha institucionet shëndetësore. Njëkohësisht, synohet që të zvogëlohen shpenzimet direkte nga xhepi i qytetarëve dhe të sigurohet një trajtim më i barabartë për të gjithë.

Projektligji parasheh që kontributet për sigurimin shëndetësor të jenë të detyrueshme dhe të bazohen në të ardhurat e qytetarëve, duke përfshirë pagat, pensionet apo të ardhurat nga vetëpunësimi.

- Reklamë -

Për disa shërbime, do të aplikohet edhe bashkë-pagesa, që nënkupton se një pjesë e kostos do të mbulohet nga vetë pacienti. Ndërkohë, kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, si personat pa të ardhura apo në asistencë sociale, pritet të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Një element i rëndësishëm i ligjit është edhe kushtëzimi i përfitimeve me pagesën e rregullt të kontributeve. Në rast se një person nuk i paguan kontributet për tre muaj radhazi, ai humbet të drejtën për të përfituar nga sigurimi shëndetësor deri në ripërtëritjen e statusit.

Sa i përket financimit të institucioneve shëndetësore, projektligji parasheh disa forma pagesash, përfshirë pagesën për shërbim, për rast të trajtuar, për kokë banori dhe përmes buxhetit të paracaktuar. Këto mekanizma synojnë të rrisin efikasitetin dhe transparencën në menaxhimin e sistemit shëndetësor.

Një nga elementet kryesore të ligjit është mënyra e financimit:

Kontribute të detyrueshme qytetarët që punojnë do të paguajnë sigurim bazuar në të ardhurat (pagë, pension apo vetëpunësim).

Pagesë e përbashkët (bashkë-pagesë) për disa shërbime, qytetari mund të paguajë një pjesë të kostos.

Shteti mbulon kategoritë në nevojë persona të papunë, familje në asistencë apo kategori të caktuara mbulohen nga buxheti.

Kusht për përfitim nëse kontributet nuk paguhen për 3 muaj, humbet e drejta për shërbime deri në ripërtëritje.

Për institucionet shëndetësore, pagesat do të bëhen përmes disa formave si:pagesë për shërbim, pagesë për rast (diagnostikë), pagesë për kokë banori (kapitacion), ose buxhet global.

Këto mekanizma synojnë rritjen e efikasitetit dhe kontrollin e kostove në sistem.

Gjithashtu lexoni:

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit

Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare

Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën

Kosova News 09/04/2026 09/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare
11:25 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?