KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZPS: Shtabi i UÇK-së i shënjestroi pamëshirshëm kundërshtarët
Siguri

ZPS: Shtabi i UÇK-së i shënjestroi pamëshirshëm kundërshtarët

Kosova News
Kosova News 13:04 -03/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Prokurorisë së Gjykatës Speciale ka vazhduar me paraqitjen e provave që i përfshin të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në krime lufte.

Prokuroria tha se të akuzuarit, përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i shënjestruan pamëshirshëm dhe ashpër kritikët e UÇK-së dhe “bashkëpunëtorët kolaboracionist”.

Sipas ZPS-së, kritikët u vranë, u keqtrajtuan mizorisht dhe u ndoqën.

“Kundërshtarë ishin ata persona që ishin të lidhur me institucionet serbe ose ata që s’i mbështesnin politikat e UÇK-së. Këta quheshin tradhtarë, kolaboracionistë. Provat tregojnë se këto terme ngatërroheshin… Në shumë raste keqtrajtoheshin në forma të tmerrshme. Të akuzuarit e keqpërdorën postin për të urdhëruar, nxitur dhe ndihmuar zbatimin e këtij plani gjatë gjithë periudhës së aktakuzës. Cilat janë provat për këtë, ato i gjeni të qarta në mënyrë të përsëritur në komunikata zyrtare, të bëra me dije”, ka thënë kryetari i hetuesve në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Ward Ferdinandusse.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, provat gjenden në komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja, nga intervistat e të akuzuarve dhe nga njoftimet zyrtare.

“Shtabi ndoqi një politikë të shënjestrimit të pamëshirshëm të kundërshtarëve. Komunikata e parë doli në nëntor të vitit 1994. Kjo politikë u përsërit vazhdimisht gjatë viteve 1996, 1997 dhe 1998. Komunikatat shpallnin ekzekutimet e të ashtuquajturve kolaboracionistëve dhe tradhtarëve. Të akuzuarit do të viheshin në shënjestër dhe do të goditeshin pa mëshirë. Kjo politikë u përsërit nëpër komunikata”, u tha tutje në paraqitjen e provave.

Për të parë gjykimin klikoni në linkun më poshtë

https://streaming.scp-ks.org/sq/index.html

ZPS publikon një pjesë të intervistës së Rexhep Selimit, ku flitet kush çfarë detyra kishte dhe kush i shkruante komunikatat
Prokurori Special: Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë dhe mohoi rolin e tij në luftë – “Shtabi i  UÇK-së ekzistonte vetëm në letër” (VIDEO)
ZPS: Termat tradhtarë dhe kolaboracionistë ngatërroheshin nga UÇK-ja

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Trumpi parandaloi një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë

Shoferi në Ferizaj gjobitet 500 euro dhe i konfiskohet vetura

Ekskluzive: Blerim Isufaj jep urdhër për hetimin e procesit te urave të reja në Mitrovicë, i njëjti i kishte hequr urdhërarrestin Milan Radojçiqit

Aksident fatal në Sekiraçë të Podujevës: Përplasen traktor dhe veturë, humb jetën një person

Sveçla për zëvendësimet e komandantëve të Policisë: Çdo veprim që ngrit gatishmërinë, ne e përkrahim

Kosova News 03/04/2023 03/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia
21:15 -10/07/2025
Drejtoresha e BIRN-it, Jeta Xharra, inicon padi për shpifje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj
20:38 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?