KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdiq profesori dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi
LajmeSiguri

Vdiq profesori dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi

KosovaNewss
KosovaNewss 19:34 -25/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori dhe dramaturgu, Haqif Mulliqi, ka ndërruar jetë këtë të martë.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Getoarbë Mulliqi, përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se për ceremoninë e varrimit do të japin detaje më vonë.

”Babi na la. Dashnisë tonë ma të madhe iu ndalën dhimbjet, për me na fillu neve dhimbja e përjetshme. Për detajet e ceremonisë, ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar vajza e të ndjerit.

Mulliqi, profesor, dramaturg e gazetar, u lind në Pejë në vitin 1960.

Shkollën fillore, të mesmen si dhe studimet themelore, akademike, i mbaroi në Prishtinë. Studimet master mbi psikologjinë, me temën: Psikologjia e karaktereve në veprat ‘Hamleti’, ‘Magbethi’ dhe ‘ Mbreti Lir’ i mbaroi në Tiranë (2009).

Ka magjistruar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me temën: Tipa të dramës në Evropë dhe në Amerikë – nga Ibseni e deri tek klasikët e modernizmi:Beket dhe Jonesko (2012).

Ka doktoruar në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë, në fushën e antropologjisë së dramës dhe të teatrit, me temën: Teatri, Drama dhe Identiteti Kulturor në Kosovë (2015). Ka punuar si profesor i rregullt në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës si dhe në disa universitete të tjera si ligjërues i jashtëm.

Ka shkruar mbi 300 kritika mbi dramën, filmin dhe teatrin. Për dhjetë vjet të plota, në Radio Televizionin e Kosovës, ishte autor dhe drejtues i emisionit për film dhe teatër, Pro arte.

Nëpër teatrot më të njohura shqiptare, ka vënë në skenë rreth 25 vepra ndërsa, ka marrë pjesë në mbi 80 festivale të ndryshme, kombëtare si dhe në ato, më të njohurat, ndërkombëtare me ç’rast ka fituar një numër çmimesh.

Më i rëndësishmi është ai kur, në edicionin e 58-të të Festivalit Teatror të Edinburgut (Skoci, 2004), ku, me shfaqjen (tregjuhëshe) The Kosowars, nga juria e përbërë nga kritikët e gazetës The Scotsman, si dhe aktorët më eminentë të Teatrit Kombëtar Skocez, u rangua në dhjetëshen e parë të shfaqjeve më të mirë të atij viti, e që është çmimi kryesor që jepet në atë festival.

Librat e tij artistik dhe studimorë janë pjesë e programeve akademike brenda dhe jashtë Kosovës si literaturë e obligueshme. Në vitin 2018, në konkursin e Ministrisë së Kulturës të Kosovës, për veprën Teatri, drama dhe identiteti kulturor në Kosovë, e fitoi çmimin letrar “Ibrahim Rugova”, për krijimtarinë më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë.

Biografia është marrë nga faqja zyrtare e PEN Qendrës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua

Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh

Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”

KosovaNewss 25/07/2023 25/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Bie ndjeshëm çmimi i naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran
11:15 -15/06/2026
Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit
10:56 -15/06/2026
Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut
10:39 -15/06/2026
Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
10:17 -15/06/2026
QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?