Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vdekjes së futbollistit të Trepçës ’89, Erion Kajtazit.
Hamza tha se lajmin për vdekjen e Kajtazit e mori me dhimbje të thellë.
I pari i Mitrovicës u shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve të Kajtazit.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e futbollistit të ri mitrovicas, Erion Kajtazi.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë qytetareve” shkroi Hamza në facebook.
Erion Kajtazi ndërroi jetë sot në moshën 17-vjeçare.
Futbollisti i kombëtares U-17 dyshohet se pësoi ataku kardiak, gjatë ndeshjes Trepça ’89 – FC&AN.