Duke thënë se duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se sulmet që cënojnë sigurinë e vendit tonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme, përcjell KosovaNews.
Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor.
Sveçla ka deklaruar se siç edhe janë zotuar në vazhdimësi, lufta e tij kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Sveçla ka thënë se do të vazhdojnë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë.
“Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do i’a dalim mbanë.”, ka shkruar Sveçla.