KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtatë kosovarë të arrestuar nga Policia e Serbisë, familjarët rrëfejnë ngjarjen: Polici serb tha se i morën veç pse janë shqiptarë
Siguri

Shtatë kosovarë të arrestuar nga Policia e Serbisë, familjarët rrëfejnë ngjarjen: Polici serb tha se i morën veç pse janë shqiptarë

Kosova News
Kosova News 10:45 -14/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtatë persona nga Podujeva janë arrestuar të martën nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë.

Kështu tha qytetari nga Podujeva dhe familjari i dy prej të arrestuarve, Labinot Maliqi.

Maliqi tregoi se si policia serbe e ka ndal veturën në kufi dhe i kanë arrestuar vëllanë Dervish Maliqin dhe dhëndrin e tij, Esat Muqollin.

Ai tha se vetëm dje autoritetet serbe i kanë marrë shtatë persona, përfshirë vëllanë dhe dhëndrin e tij.

Maliqi theksoi se ai ka një kompani për bartjen e veturave dhe ishin nisur në drejtim të Gjermanisë.

“Unë kam qenë aty, jemi nis me shku për Gjermani, merremi me bartjen e veturave, në Merdarë i kanë ndal dhe ju kanë thënë veç shkoni parkojeni kerrin atje dhe hajdeni. Ata nuk i ka marrë policia e Merdares, po policia e BIA-së nga Beogradi. E kanë parku veturën, i kanë shti brenda. Më njoftuan, shkova…E pyeta policinë për çka po i merrni, e ai më tha ‘veç që jeni shqiptarë’. D.m.th kjo është hakmarrje që janë arrestu këta dje në Mitrovicë…ndërsa mua më lanë, ma dhanë veturën me dokumente. Ti tha je i lirë, shko merre veturën…”, tha ai.

Tutje Maliqi tha se ka qëndruar deri vonë në Kurshumli, mirëpo s’ka mundur të bëj asgjë për lirimin  e tyre.

Ai tregoi se për momentin ata gjenden në paraburgim në Prokuple në mbajtje për 48 orë, pa aktakuzë ose ndonjë shkresë.

“Deri mbrëmë kam qenë në stacionin policorë të Kurshumlisë, mbrëmë i kanë çu në burg të Prokuplesë, në paraburgim 48 orë. S’ka as akuzë, as shkresë veç gojarisht që më kanë thënë…për momentin jam në Podujevë”, tha ai.

Po ashtu familjari i dy prej të arrestuarve tha se në Kosovë i ka lajmëruar të gjitha autoritetet, mirëpo tha se ata nuk po munden të ndërmarrin asnjë hap.

I kam lajmëruar të gjitha autoritet e Kosovës. Është i lajmëruam komplet sistemi i policisë, e më thanë që s’mundemi kurrgjë me bo. Një zyrë ndërlidhëse është e OSBE-së në Beograd u njoftu, tjetër s’po di kënd me njoftu. Njërin e kam vëlla e tjetrin dhëndër, e dytë punojnë për mu. Dervish Maliqi, 1996 dhe Esat Muqolli, 1976. Tash kismet po shkoj andej, dhe po besoj që veç shkoj për badihava se s’kam mem lanë me i pa. Dje janë arrestu 7 llapjan, i pari që u arrestu është Fatmir Hajdari dhe pastaj janë arrestu shoferët e kamionëve dhe më pas janë arrestu këta dy…katër i kanë qu në Prekuple e tre tjerë se di”, ka thënë Maliqi për telegrafin.

Ndryshe, dy javë më parë për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), u kishte bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë. 

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Kosova News 14/06/2023 14/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?