KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokurori i Specializuar paraqet deklaratën përmbyllëse në gjykimin kundër Salih Mustafës
Siguri

Prokurori i Specializuar paraqet deklaratën përmbyllëse në gjykimin kundër Salih Mustafës

Kosova News
Kosova News 11:07 -13/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ku po dëgjohet deklarata përmbyllëse e prokurorisë. Aty po flet vet Prokurori i Specializuar, Jack Smith i cili para trupit gjykues ka përmendur dëshmitë që janë dhënë nga dëshmitarët e prokurorisë gjatë këtij procesi gjyqësor çka sipas tij tregojnë se në Zllash ka pasur një kompleks ndalimi që ishte torturë për disa njerëz.

Smtih ka thënë se puna e kësaj gjykate ka kuptim vetëm nëse viktimat e dinë që ky është vendi ku mund të rrëfejnë historitë e tyre pa frikë.

“Ju kërkoj të mendoni për një çast për një nga viktimat e kësaj çështje, viktima i cili nuk i mbijetoi torturës që ndodhi në kompleksin e parandalimit në Zllash, viktima për të cilin keni dëgjuar nga familja gjatë këtij gjyqi, vrasja e të cilit është pjesë e kësaj çështje. Sa vjeç do të ishte ai tani, çfarë do të ishte bërë me jetën e tij nëse kjo jetë nuk do t’i ishte marrë, do të ishte pak mbi 50 por çfarëdo të ishte bërë me jetën e tij, këtë nuk kemi për ta ditur asnjëherë… Mund vetëm të spekulojmë, por e vërteta është që këtë ne nuk kemi për ta ditur asnjëherë, as familja e tij nuk ka për ta ditur asnjëherë për shkak të Salih Mustafës dhe njerëzit që ai komandonte, ata të cilët e kanë torturuar dhe vrarë”, ka thënë Smith para trupit gjykues të kryesuar nga Mappie Veldt-Foglia.

Prokurori i Specializuar ka thënë se me Gjykatën Speciale ,për herë të parë pas më shumë se 23 viteve, viktimave u është dhënë mundësia për të folur për vuajtjen që sipas tij e kanë duruar në periudhën e vitit 1999.

- Reklamë -

“E vërteta është që disa udhëheqës të UÇK-së, zotëri Mustafa e kanë shfrytëzuar fuqinë e tyre për t’i viktimizuar, brutalizuar kosovarët, përfshirë individët gabimi i vetëm i të cilëve është se janë perceptuar që nuk kanë besnikëri të mjaftueshme për UÇK-së apo udhëheqësit e saj por që kanë pikëpamje politike që janë të ndryshme nga ato të UÇK-së apo udhëheqësve të saj. Siç keni parë gjatë paraqitjes së dëshmive të vitit të shkuar, nuk ka pasur objektiv të ligjshëm ushtarak për ndalimin ne tyre, nuk ka pasur asnjë justifikim për kushtet e mjerueshme në të cilat janë mbajtur apo mënyrën si janë torturuar gjatë paraburgimit të tyre”, ka thënë Smith.

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë është drejt fundit dhe tani është faza kur dëgjohen deklaratat përmbyllëse të palëve.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara.

Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01

Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje

Kosova News 13/09/2022 13/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar
10:09 -06/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?