KosovaNews pak më parë raportoi për një person i cili u gjet pa shenja jete në Mitrovicë.
Rasti tani është konfirmuar nga zëdhënësi rajonal i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të ” Shurdhmemecëve ” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60-vjeçar”, ka thënë Zahiti.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.