Marrëveshja e arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e emisarit special për dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka filluar së zbatuari në të gjithat pikat kufitare të Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje mundëson që qytetarët e te dy vendeve të mund të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime.
Deri tani situata raportohet të jetë e qetë, dhe pa ndonjë incident.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tani ndodhet në piken kufitare në Bërnjak ku është duke e monitoruar situaten dhe deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident dhe Serbia ka filluar t’I pranojë dokumentet e Kosovës.
Megjithkëtë Sveçla ka thënë se nëse sonte Serbia në orën 24:00 nuk e ndërpret fletë hyrje-daljen për kosovarët, atëherë edhe Kosova është e gatshme që t’i vë në funksion këto fletë hyrje-dalje për shtetasit serbë që hyn në vendin tonë.
Kujtojmë se i pari që njoftoi për arritjen e marrëveshjes për qarkullim me letërnjoftime përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai tha se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për shtetasit e Kosovës.