KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Sveçla: Për policinë, trajtimi i rasteve të dhunës është dhe mbetet prioritet
Politikë

Ministri Sveçla: Për policinë, trajtimi i rasteve të dhunës është dhe mbetet prioritet

Kosova News
Kosova News 16:02 -29/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marr pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës Me Bazë Gjinore”.

Kështu është njoftuar me anë të një komunikate ku është shtuar se, Sveçla ka thënë se për Policinë e Kosovës, trajtimi i rasteve të dhunës është dhe do të mbetet prioritet, që të mos kemi as edhe një viktimë më shumë.

“Gjatë vitit 2021, janë raportuar 2456 raste të dhunës në familje, kurse deri në nëntor të këtij viti janë raportuar 2270 Mjafton të vështrohen viktimat sipas gjinisë në këto raste, për të kuptuar urgjencën me të cilën dhuna në baza gjinore duhet të trajtohet. Prej 2270 rasteve gjatë këtij viti, 1901 viktima janë vajza dhe gra”, ka thënë ndër tjerash Sveçla.

Ministri Mehaj: Kosova është e përkushtuar të jetë pjesë e NATO-s dhe strukturave tjera të sigurisë

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 27 nëntor

Ministri Sveçla: “Për Policinë e Kosovës, trajtimi i rasteve të dhunës është dhe do të mbetet prioritet, që të mos kemi as edhe një viktimë më shumë”

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka marr pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në kandër të fushatës: “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës Me Bazë Gjinore”.

Me këtë rast, ministri Sveçla theksoi se, pavarësisht çdo rrethane, ky nuk është një problem privat që kërkon zgjidhje a pajtim mes palëve por kërkon trajtim të shpejtë dhe efikas nga të gjithë akterët shtetëror. Për fat të keq, sa herë është provuar të ndodhë kjo e para, pra të trajtohet si problem privat e të pajtohen palët, gruaja është vrarë.

“Gjatë vitit 2021, janë raportuar 2456 raste të dhunës në familje, kurse deri në nëntor të këtij viti janë raportuar 2270 Mjafton të vështrohen viktimat sipas gjinisë në këto raste, për të kuptuar urgjencën me të cilën dhuna në baza gjinore duhet të trajtohet. Prej 2270 rasteve gjatë këtij viti, 1901 viktima janë vajza dhe gra”, theksoi ministri Sveçla.

Ai tha se kjo gjendje është një realitet i padëshiruar por është edhe thirrje për reflektim e angazhim kolektiv që të mos kemi as edhe një viktimë më shumë.

Ministri Sveçla vuri në dukje se bashkë me Policinë e Kosovës, jemi angazhuar dhe të përkushtuar që këtë dukuri shqetësuese ta trajtojmë me seriozitet dhe prioritet, gjithnjë në bashkërendim të aktiviteteve dhe në një front të përbashkët me institucionet përgjegjëse, partnerët tanë, shoqërinë civile dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët.

“Në kuadër të Policisë së Kosovës janë ngritur sektor dhe njësi të veçanta me personel të trajnuar për t’i ofruar viktimave të dhunës në familje mbrojtje, siguri dhe shërbimet e nevojshme. Ajo vepron në nivel Qendror në kuadër të Sektorit të dhunës në familje, në nivel rajonal me autorizimin e zyrtarëve të caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe në nivel lokal në kuadër të stacioneve policore”, theksoi ministri Sveçla.

Në fund ministri Sveçla theksoi se duke pasur parasysh që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore janë fenomene në rritje, bashkëpunimi mes të gjithë akterëve institucional është jetik andaj duhet të thellohet edhe më shumë që secila vajzë dhe secila grua të jetojë dhe veprojë në vendin tonë e lirë dhe e sigurtë. 

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel

Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

Aksident trafiku në Sllatinë, policia në vendin e ngjarjes

Maqedonci e Backes: Thellim i bashkëpunimit Kosovë–Luksemburg në mbrojtje

Kosova News 29/11/2022 29/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?