KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Gjatë gjithë vitit pati kërcënime për dorëheqjen e serbëve
Politikë

Kryeministri Kurti: Gjatë gjithë vitit pati kërcënime për dorëheqjen e serbëve

Kosova News
Kosova News 16:41 -07/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se disa herë gjatë vitit ka pasur kërcënime nga Serbia se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës.

Ai tha të hënën se janë “paralajmëruar” edhe trazira nga serbët, por që sips tij, e tërë kjo lidhet me draftin franko-gjerman, që i paraprinë marrëveshjes finale.

“Më 9 shtator, patën ardhur në zyrën time e më pastaj shkuan edhe në Beograd, këshilltarë të lartë të kancelarin Scholz, bashkë me ndërmjetësin Lajçak. Ata kanë sjellë përmbledhje të ideve të modeleve që unë nuk i kam refuzuar, por kam thënë janë bazë e mirë. Ua kam dhënë edhe vërejtjet e mia, por nuk e kam kundërshtuar. Jo që u refuzua, por edhe u kundërshtua në Beograd. Në mënyrë unanime Serbia e refuzoi. Disa herë gjatë vitit jemi kërcënuar se do të ketë bojkotime dhe tërheqje. Se do të ketë vakum, trazira, paligjshmëri. Po bëjmë gjithçka që këto të mos ndodhin. Të gjithë zyrtarëve iu bëj thirrje të mos i lëshojnë ato pozita dhe të mos japin dorëheqje”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, nuk ka prishje të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi siç u shpreh ai, asnjë veprim i Qeverisë nuk e ka befasuar as ShBA-në, as vendet perëndimore.

Ai tha është në kontakt të vazhdueshëm me shtetet mike.

Për çështjen e targave, Kurti tha se është shtyrë njëherë dhe nuk do të ketë nevojë për shtyrje të tjera.

“Jemi të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë të mos e kontestojmë, por edhe brengat që i kanë për paqen, ne gjithmonë i përfillim me seriozitetin më të lartë. Sjellja jonë është kështu: vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”, tha Kurti.

Kurti: Nuk bëhet fjalë për targat e as shkarkimin e Gjuriqit – Beogradi po e kundërshton BE-në për draftin franko-gjerman

Gjithashtu lexoni:

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Kosova News 07/11/2022 07/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?