Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pavarësisht zhvillimeve të fundit në veri, institucionet shtetërore kanë vazhduar normalisht punën.
Ai ka thënë se institucionet po vazhdojnë të bëjnë zëvendësimin e targave ilegale në RKS.
I pari i ekzekutivit thotë se deri më tani janë shqiptuar mbi 800 qortime.
Kurti ka thënë se veturat e serbëve në Kosovë po digjen prej strukturave të dirigjuara nga Beogradi.
“Serbët në Kosovë janë të sulmuar nga Beogrdi që ia djegë veturat dhe shtëpiat. Asnjë serbë nuk dyshon se djegia është bërë nga shqiptarët. Asnjë nuk thotë që djegia e veturave është bërë nga shqiptarët. Janë djeguar nga struktura që financohen nga Beogradi”, ka thënë Kurti.
Kurti thotë se Serbia po vazhdon lidhjet e saja me Rusinë e Kinën, derisa po kundërshton propozimin franko-gjerman.
“Nuk bëhet fjalë as për targat e as për Nenad Gjuriqin, por në pyetje është vetëm refuzimi që ata po i bëjnë planit franko-gjerman. Ata tash duhet ta kamuflojnë këtë refuzim duke përdorur pjesëtarët e strukturave ilegale”, tha Kurti.
Sipas Kurtit Serbia po saboton dialogun dhe arritjen e marrëveshjes finale.
Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se destabilizim janë duke tentuar ta bëjnë struktura që ka dëshmi se janë nën komandën e shtetit serb.
Ai tha se deri tani janë mbi 500 punonjës që kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve pa dallim që mos të bien pre e shantazheve që po bëjnë grupe kriminale që po mbështetet nga Beogradi, vetëm për të destabilizuar vendin.