Jeta Cahani, nëna e Ender Cahanit nga Prizreni, me datë 10 Dhjetor 2022 ka raportuar në polici zhdukjen e djalit të saj të mitur.
Ender Cahani, 13-vjeçar nga Prizreni, për here të fundit është parë nga e ëma e tij me datë 08 Dhjetor 2022 në orën 18:20, kur ka dalë nga shtëpia dhe nëna e tij më nuk ka asnjë kontakt me të.
Sipas ankuesit viktima është: mashkull, me peshë mesatare, flokët të shkurtra.
Nnëna e tij thotë se edhe tjetër here ka ndodhur që fëmija të largohet nga shtëpia dhe është kthyer prapë, por tani nga koha e largimit të tij nga shtëpia ajo më nuk ka asnjë kontakt.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin (fëmijën) e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


