KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Identifikohen rreth 4 mijë qen endacakë në Prishtinë
Lajme

Identifikohen rreth 4 mijë qen endacakë në Prishtinë

KosovaNewss
KosovaNewss 09:35 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët po ndihen të rrezikuar tash e një kohë nga qentë endacakë në Kosovë, sidomos në kryeqytet. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka identifikuar rreth 4 mijë qen të cilëve u janë vendosur mikroçipat apo janë regjistruar. E komuna e Prishtinës është në përfundim të objektit i cili do të shërben për trajtimin e qenve endacakë.

Prania e qenve endacakë nëpër rrugët e Kosovës është bërë shqetësuese. Qytetarët, madje shumë herë janë ndier të rrezikuar por edhe të sulmuar nga ta.  Një qytetar i Prishtinës, Driton Limani, thotë se komuna duhet marrë iniciativë për strehim të këtyre qenve.

Kam hasur në shumë situata qen endacakë sidomos në kohë dimri kur ata janë të uritur dhe sulmojnë.

Komuna e Prishtinës duhet jo vetëm të trajtoj por edhe të strehoj qentë endacakë.

E, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës që nga viti i kaluar ka filluar vendosjen e mikroçipave dhe regjistrimin e qenve, qoftë endacak apo ata me pronar.

Ky projekt do të mbulojë të gjitha shpenzimet për ata qytetarë që dëshirojnë të regjistrojnë qenin e tyre deri në fund të këtij vitit.

Kështu bëri të ditur për Radio Kosovën zëdhënësi i Agjencisë, Lamir Thaçi, i cili tha se qytetarët kanë shprehur interesim në këtë drejtim.

“Deri më tani janë rreth 4 mijë qen që janë identifikuar, regjistruar, pra  i janë vendosur mikroçipat dhe i janë dhënë dokumentacionet”, tha Thaçi.

Ai tha se ky projekt që është implementuar para shumë vjetësh në vendet e BE-së, ku për qellim kryesor ka ndalimin e shumimit të qenve endacakë si dhe rregullimin e aspektit juridik për qentë me pronarë.

Thaçi tha se nuk dihet se sa është numri i saktë i qenve endacakë nëpër rrugë.

“Në asnjëherë nuk jemi marrë me hulumtime për të përcaktuar numrin e qenve endacakë apo me pronar. Ne do të identifikojmë e regjistrojmë të gjitha kafshët që lajmërohen nga pronari tyre”, u shpreh ai.

Nga zyra për informim në komunën e Prishtinës, përmes një përgjigje me shkrim, kanë bërë të ditur se objekti për trajtimin e qenve endacakë është në përfundim të punimeve.

Dhe, pas përfundimit të tij, bazuar në procedura tjera, do të bëhet funksionalizimi i objektit. Mirëpo kjo qendër nuk do të jetë strehimore.

Gjithashtu lexoni:

BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit

KFOR-i trajnon ushtarët amerikanë për ndërhyrje ajrore kundër zjarreve

E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët në veri të vendit

Kërkesa për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës, reagon ZRrE

KosovaNewss 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?