Shëtitorja në rrugën “Bukureshti” në Pejë është shembur.
Bëhet fjalë për një pjesë të shëtitores që gjendet buzë Lumbardhit.
Në fotografitë e siguruara nga faqja lokale “Peja në Fokus” shihet se pranë hapësirës në fjalë nuk janë vendosur akoma sinjalizues për këmbësorët.
Kjo paraqit rrezik dhe ndokush edhe nga kalimtaret mund të pësojë.