KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Siguri

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Kosova News
Kosova News 22:22 -07/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitari Shefqet Binaku, gjatë dhënies së dëshmisë së tij në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Sladan Trajkoviq, tha se i njëjti e kishte goditur me armë në anën e majtë të fytyrës, tek varrezat e qytetit të Vushtrrisë ku po qëndronin gjatë luftës në 1999-ës.

Sipas dëshmitarit Binaku, arsyeja pse i akuzuari Trajkoviq, e kishte goditur sipas tij ishte se ky i fundit kishte menduar se ai ia kishte djegur shtëpinë e dajallarëve të të akuzuarit.

“Në atë moment kur mu ka afru 2-3 metra afër, më tha se ti ia ke kallë shtëpiat dajve të mi”, tha dëshmitari Binaku.

Ai tha se pas goditjeve që kishte pësuar nga i akuzuari Trajkoviq e kishte humbur vetëdijen, duke shtuar se kur kishte filluar që të zgjohej sërish i akuzuari kishte tentuar ta vriste.

“…pak më ka fillu mem ardh vedija edhe pse isha i përgjakur për shkak se kisha shumë gjakderdhje dhe në atë moment jam ngrit pak si ulun… e vrejti Sladani, që jom ngirt pak por nuk po mundem me ec, me tha hale gjallë a edhe ma shajti nanën edhe e ngreh pushkën”,  deklaroi dëshmitari Binaku.

Fillimisht, dëshmitari Binaku, tha se kur kishin filluar sulmet nga policia dhe ushtria serbe, i njëjti së bashku me familje e tij kishin qenë të detyruar të largoheshin nga shtëpia e tyre.

“Kanë fillu me sulmu nga Smrekonica për në Oshlan …une me familjen dhe me gru jena obligu me u largu prej atyhit se ka qenë gjendje e rëndë“, tha dëshmitari Binaku.

Po ashtu Binaku tha se gjatë largimit nga shtëpia me familjen e tij kishin shkuar tek familja e gruas së tij dhe aty kishin qëndruar rreth tre muaj, ku më pas edhe nga ai vend ishim detyruar të largoheshin.

Dëshmitari Binaku tha se të akuzuarin Trajkoviq e kishte njohur vetëm sa kishte qenë fëmijë, më pas nuk kishte pasur kontakte me të.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Trajkoviq avokati, Dejan Vasiq, propozoi që fotot të cilat i kishte dërguar në gjykatë t’i shikoi dëshmitari dhe të tregojë se cili është i akuzuari Trajkoviq.

Por, ky propozim e hedh poshtë nga trupi gjykues, me arsyetimin se fotografit e dorëzuara nga ana e mbrojtjes nuk kanë ndonjë burim.

“Është e vërtet që ju si mbrojtje keni sjellë një fotografi të cilën nuk e keni tregu as burimin që e keni marrë atë fotografi. Vetëm me dorë  ke tregu, nuk i ke marrë në mënyrë zyrtare, nuk e lejohet paraqitjen e këtyre fotografive dëshmitarit”, tha kryetari i trupit gjykues, Mentor Bajraktari.

Më pas avokati Vasiq, kërkon që të shikohet pjesa e procesverbalit, ku sipas tij dëshmitari kishte thënë se nuk e ka parë se me çka është goditur, ashtu që trupi gjykues e lejon këtë identifikim.

Pas identifikimit të procesverbalit avokati Vasiq deklaron se e ka parë që dëshmitari nuk kishte thënë se “nuk e kishte parë se me çka e kishte goditur“. I njëjti kërkon falje trupit gjykuese dhe palëve në procedurë.

Ndërsa, i akuzuari Trajkoviq mohoi të ketë goditur dëshmitarin Binaku, duke thënë se ai nuk është personi që po pretendon dëshmitari.

“Unë dua të sqarojë se nuk e kam goditur këtë dëshmitarë, dhe nuk jam ai njeri që pretendon se e kam goditur“, tha i akuzuari Trajkoviq.

Në këtë seancë ishte propozuar edhe dëshmitari Agim Ujkani, por ky i fundit nuk ishte prezentë në seancë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 12 korrik 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Sladan Trajkoviq i cili për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës, Trajkoviq po akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën kohore 1998-1999 në fshatin Reznik komuna e Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth të kësaj komune, i njëjti individualisht dhe në bashkëkryerje me personat tjerë duke shkelur rëndë rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare si pjesëmarrës i forcave policore dhe ushtarake serbe.

Aktakuza thotë se i njëjti ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, tortura, trajtim në mënyrë ç‘njerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin e mijërave civilëve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile shqiptare që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt, duke shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtarë gjatë kohës së luftës, konkretisht nenin 3 paragrafi 1 shkronja a.b.c të përbashkët me katër konventa (1a dhe b) të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949 dhe protokollet shtesë.

Me këto veprime, Trajkoviq akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të njësisë së Policisë Serbe dhe personave tjerë të armatosur dhe të uniformuar ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë aktualisht i inkriminuar si krime kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4, 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton betimiperdrejtesi.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kosova News 07/05/2024 07/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?