KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjobiten 120 shkelës të Ligjit për Duhanin
Siguri

Gjobiten 120 shkelës të Ligjit për Duhanin

Kosova News
Kosova News 15:00 -17/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) vetëm ditën e djeshme kanë shqiptuar 120 masa ndëshkimore për shkelësit e ligjit të Kontrollit të Duhanit. E kjo iniciativë për shtim të inspektimeve lidhur me zbatimin e këtij ligji erdhi pas thirrjes që të enjten e bëri ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ndërsa, vetëm vitin e kaluar nga inspektorët e AUV-it janë shqiptuar gjithsej 100 masa ndëshkimore për ata që shkelën ligjin duke pirë duhan në hapësira të mbyllura.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, tha se me të marrë urdhrin, të gjithë inspektorët janë dërguar në terren dhe po vazhdojnë inspektimet.

Ai theksoi se inspektimet kanë qenë rigoroze ndaj shkelësve të këtij Ligji.

“Agjencia posa ka marrë urdhrin që të ketë inspektime të frekuencë më të shtuar për mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit të duhanit, ne menjëherë kemi dërguar inspektorët në terren dhe këto inspektime kanë qenë tepër rigoroze dhe secili shkelës që është hasur, ai është ndëshkuar dhe vetëm ditën e kaluar ne kemi shqiptuar rreth 120 masa ndëshkimore që janë edhe me proces verbal dhe që janë lëndë që do të shkojnë pastaj edhe në gjykatë … Në vitin e kaluar janë rreth 100 duke përfshirë ato fizike dhe juridike dhe ky numër i gjobave është shqiptuar në kohën kur ne kemi pas të angazhuar inspektorët që kanë mbikëqyrë masat anti-COVID dhe ata duke shikuar zbatimin e masave anti-COVID, në të njëjtën kohë kanë shikuar edhe zbatimin e ligjit të duhanit”, tha ai, duke shtuar se shumë prej këtyre janë regjistruar si dy shkelje dhe pastaj është dhënë një gjobë unike.

Ai theksoi se si institucion mbikëqyrës kanë mungesë së trupave inspektuese dhe bëri thirrje që edhe institucionet tjera t’i ndihmojnë në zbatimin e ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Thaçi theksoi se aktualisht kanë 48 inspektorë që janë duke zhvilluar këto inspektime.

“Numri i inspektorëve është i vogël dhe ne është një kohë e gjatë që proklamojmë këtë gjë edhe në raport me numrin e bizneseve por edhe në raport me kompleksitetin e punës që ushtron agjencia, sigurisht që kapacitetet janë të mangëta, por me këto që kemi gjithmonë, çdo urdhër që vjen nga titullari i institucionit, ai është i zbatueshëm dhe ne si Agjenci në ditën që ka dhënë ministri urdhrin, menjëherë kemi dërguar inspektorë dhe ne i ftojmë edhe institucionet tjera dhe të gjitha institucionet që kanë obligime me mandat ligjor që të mbikëqyrin në fushat e tyre, të fillojnë punën, që të kemi një mbikëqyrje të gjithëmbarshme. Mbi të gjitha është vetë vullneti, kultura e qytetarëve që duhet të ndryshoj sepse është një ligj në të mirë të jetës së qytetarëve dhe secili duhet t’i thërras vetëdijes që ne të bëhemi zbatues të ligjit”, u shpreh Thaçi.

Teksa tregoi shumat e gjobave për të gjithë ata që shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit, Thaçi u shpreh se vërejtjet kryesore në sektorin e gastronomisë është për ndarjet e hapësirave të hapura dhe të mbyllura.

“Për personat fizik gjobat janë 50 euro, për personat përgjegjës qoftë institucion apo biznes janë 850 euro dhe për subjekte juridike fillojnë nga 3 mijë euro…Ndarjet që janë bërë në bazë të masave të hapësirave të mbyllura dhe të hapura është pikërisht ligji i Duhanit ai që e përcakton saktë dhe qartë çka konsideron hapësirë e hapur dhe e mbyllur. Ndër vërejtjet e shumta që inspektorati dhe ndëshkimet që kanë bërë janë pikërisht anekset që i kanë ndërtuar kafenetë si lloj tarrace por që i kanë mbyllur qoftë me xham apo me qese plastike e që të dyja janë të ndaluara sepse ligji e përcakton saktë se një hapësirë konsiderohet e hapur nëse 70% e saj është e hapur dhe çdo material që një hapësirë kufizohet konsiderohet e mbyllur”, theksoi ai. 

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 17/03/2023 17/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara
18:20 -14/06/2026
Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”
17:52 -14/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?