Ka nisur ceremonia e varrimit për shtatzënën e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj dy ditë më parë para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.
Familjarët e së ndjerës mes lotësh janë përshëndetur me të për herë të fundit.
Varrimi është bërë në Lugagji të Lipjanit, ndërkaq, në vendngjarje ndodhen edhe patrullat e Policisë së Kosovës.
Ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari për vrasjen makabër, Sokol Halili, është ende në arrati.