Një person i armatosur kishte hyrë në një market në Gjilan, me ç’rast ka vjedhur paratë nga arka.
Të pranishëm në vendin e ngjarjes ishin tre punëtorë, të cilët kishin arritur ta ndalonin të dyshuarin.
Rastin kishte ndodhur të hënën dhe këtë e konfirmon edhe policia.
“Tre viktimat meshkuj kosovar punëtor në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës u ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtit gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë. Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar si dhe ju është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishek.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bënë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.