KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari i parë flet nën masa mbrojtëse: Vetë s’e kam parë, por fqinjët thanë se ishte Pjetër Shala
Siguri

Dëshmitari i parë flet nën masa mbrojtëse: Vetë s’e kam parë, por fqinjët thanë se ishte Pjetër Shala

Kosova News
Kosova News 13:18 -27/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Paraqitja e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka filluar me dëgjimin e një dëshmitari të mbrojtur, identiteti të cilit nuk është bërë i ditur për publikun.

Të dhënat personale të këtij dëshmitari janë lexuar në seancë private, gjithashtu publiku nuk ka dëgjuar as kur dëshmitari i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit lidhur me një periudhë të pranverës së vitit 1998.

Sido qoftë, pas pauzës prej 30 minutash, ka vazhduar dhënien e dëshmisë dhe dëshmitarit të mbrojtur të prokurorisë (në atë që është transmetuar për publikun) iu kërkua të sqarojë se nga e ka identifikuar se njëri nga dy personat që kanë shkuar te shtëpia e tij, ka qenë Pjetër Shala.

“Personat që kanë qenë atë ditë te shtëpia, i kemi njohur sepse ata kinse kanë ardhur me urdhër  të shtabit të UÇK-së”, tha dëshmitari i mbrojtur i prokirorisë.

“Më vonë përmes fqinjëve, dhe të tjerëve kam mundur të kuptoj se ka qenë Pjetër Shala me pseudonimin ‘Ujku”.

Dëshmitarit iu kërkua të shpjegojë se si e mësoi se Pjetër Shala ishte mes atyre njerëzve të atij grupi.

“Pasi babanë tim e kanë mbajtur për disa kohë në Kukës në fabrikën e hekurishteve, aty Pjetër Shala,  personalisht mbi babanë tim ka ushtruar dhunë, elektroshok, me bishta të sakicave si dhe rrahje masive mbi gjithë të dënuarit  e tjerë”, tha dëshmitari.

Prokurori kërkoi të sqarojë se si e ka marrë vesh ai që Pjetër Shala është pjesë e grupit, që ka shkuar tek shtëpia e tij në maj 1998.

“Disa fqinj i kanë pyetur ata se çfarë po kërkoni këtu, e ai u ka thënë ikni atje. E aty, fqinjët më kanë thënë se ishte Pjetër Shala dhe njerëzit që e kanë njohur, kur ka ardhur ai tek dera. Më kanë thënë se është Pjetër Shala, sepse unë nuk e kam njohur”, tha dëshmitari i prokurorisë.

Atij më tej iu kërkua të sqarojë nëse përveç fqinjëve, e ka identifikuar dikush tjetër Pjetër Shalën.

“Po, përmes babait dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së”, u shpreh ai.

Dëshmitari deklaroi se ka dhënë dëshminë edhe për Tribunalin për Ish Jugosllavinë në vitin 2010.

Prokurori tha se në atë dëshmi nuk e ka thënë se Pjetër Shala ishte një nga ata persona që kanë shkuar tek shtëpia e tij.

 “Por në Kukës, Shala i ka thënë në sy babait se ai e ka qëlluar në lokalin tonë para lufte, e përse nuk ka qenë në shtëpi kur kanë shkuar ta arrestojnë, duke ushtriar brutalitet jashtë njerëzores”.

Dëshmitari tha se edhe në dëshminë për Tribunalin për ish Jugosllavinë, e ka dhënë këtë emër.

Por prokurori kërkoi nëse ka ndonjë arsye përse në atë deklaratë nuk e ka përmendur emrin e Pjetër Shalës.

“Ndoshta prokurorët nuk e kanë përmendur sepse unë kam dhënë dëshmi edhe në procese të tjera”.

Me dëshmitarin e parë, rifillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Gjithashtu lexoni:

Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas

Flamuri i Kosovës ngrihet në Esports – Halimi: Do të japim më të mirën për vendin tonë

Lokalizohet një zjarr i madh afër Manastirit të Deviçit – Ndërhyjnë Policia, Zjarrfikësit, NJSO dhe KFOR-i

Gruaja nga Kaçaniku i sulmon policët, i bënë për spital

Mbi 9 vjet burg për tre të akuzuarit në Prishtinë — Rrëmbyen dhe keqtrajtuan një burrë për shkak të orientimit seksual

Kosova News 27/03/2023 27/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Instituti i Mjekësisë Ligjore mohon daljen e raportit preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut
18:49 -08/07/2025
Rama: Komuna do ta mbështesë edhe sivjet Festivalin e Këngës në RTK
18:45 -08/07/2025
Presidentja Osmani kërkon transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vdekjen e 27-vjeçarit
18:19 -08/07/2025
Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg
17:52 -08/07/2025
E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike të Bashkisë – po përpiqej të shpëtonte dy turistë
17:48 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?