KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati Tmava: Familja e 30-vjeçarit që vdiq nga rrëzimi i drurit, mund të padisë Komunën e Prishtinës
Siguri

Avokati Tmava: Familja e 30-vjeçarit që vdiq nga rrëzimi i drurit, mund të padisë Komunën e Prishtinës

Kosova News
Kosova News 15:06 -08/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Familja e 30-vjeçarit, i cili vdiq të hënën si pasojë e rrëzimit të një druri në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë, mund të ushtrojë padi për kompensim dëmi kundër kësaj komune.

Kështu tha në një intervistë me shkrim avokati Berat Tamava, i cili tha se bazuar në rrethanat që ka ndodhur rasti, familja ka të drejtë ligjore për kompensim.

Njëjtë sipas tij mund të veprojë edhe familja e 35-vjeçares e cila në këtë incident mbet e lënduar rëndë dhe rrezikon të mbetet e palëvizshme.

“Po, ka të drejtë ligjore që të ushtrohet padi për kompensim dëmi kundër Komunës së Prishtinës në të dyja rastet”, deklaroi Tamava, duke shtuar se padia ushtrohet në gjykatën kompetente – në rastin konkret në Gjykatën Themeloren në Prishtinë.

Ndërsa, sa i përket shumës së dëmshpërblimit, ai tha se varet prej rrjedhës së procedurës si dhe mendimit të ekspertëve kompetentë që ftohen me propozimin e palëve.

35-vjeçarja e cila i mbijetoi kësaj tragjedie, është dërguar për shërim në Shkup.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar, Sami Bajçinca – mjek në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u trajtua e lënduara deri të hënën mbrëma kur edhe u nis për trajtim jashtë vendit.

Sipas tij, lëndimet e 35-vjeçares janë serioze dhe e njëjta rrezikon të mbetet e palëvizshme.

“Gjendja e saj pas trajtimit në QKUK ishte stabile. Por, lëndimet janë të rënda. Ajo e ka të humbur përkohësisht lëvizjen dhe rrezikohet të mbetet e palëvizshme për tërë jetën”, ka thënë Bajçinca.

Telegrafi ka dërguar pyetje në adresë të Ndërmarrjes Publike Komunale “Hortikultura”, për të pyetur nëse kanë të dhëna për numrin e drunjve të dëmtuar në Prishtinë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës njoftoi të mërkurën se ka nisur prerjen dhe krasitjen e drunjve të dëmtuar, të cilët paraqesin rrezik për qytetarët.

Sipas njoftimit, deri tani janë prerë dhe krasitur drunjtë në rrugën “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”.

“Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikëqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës”.

“Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. ‘Abedin Rexha’ dhe në ‘Parkun e Qytetit’”, thuhet në njoftimin për media të komunës.

Tutje, thuhet se planifikohet që me të njëjtat procedura të vazhdohet në “Tauk Bashqe”, në rrugën “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rrugën “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i trajnon ushtarët amerikanë për ndërhyrje ajrore kundër zjarreve

Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët në veri të vendit

Policia e Kosovës nis fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Vrasjet e ushtarëve shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë, plagë të hapura që kërkojnë drejtësi

Isufaj i Prokurorisë Speciale takon ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve

TAGGED: Prishtinë, Rrëzimi i drurit, Vdes 30 vjeçari nga rrëzimi i drurit
Kosova News 08/06/2022 08/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?