KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Anulohen tetë seanca gjyqësore në veri, shkak mungesa e gjyqtarëve serbë
Siguri

Anulohen tetë seanca gjyqësore në veri, shkak mungesa e gjyqtarëve serbë

Kosova News
Kosova News 11:31 -09/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mungesa e gjyqtarëve serbë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka shkaktuar anulimin e të paktën tetë seancave, të cilat ishin caktuar për ditën e mërkurë.

Gjyqtarët dhe prokurorët nga komuniteti serb kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe atë Prokurorial , ndërsa dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe stafi administrativ.

Vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor i paraparë të mbahet sot, në rastin ku të akuzuarit Leotrim Selimi dhe Bejtë Selaci po akuzohen për veprat penale të vrasjes së rëndë, armëmbajtjes pa leje, respektivisht vrasjes në tentativë, është anuluar për shkak të mungesës së gjyqtarit të rastit, Radosllav Markoviq.

Ndërsa, për shkak të mungesës së gjyqtarëve Sinisha Mandushiq, Dragica Jakovljeviq dhe Vesna Miliq, janë anuluar edhe të paktën shtatë seanca të tjera, të parapara të mbaheshin ditën e mërkurë në Departamentin për Krime të Rënda dhe në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Divizioni Civil.

Ndryshe, mësohet se prokurorët e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i kanë dorëzuar dorëheqjet përmes email-it në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ndërsa stafi administrativ serb dorëheqjet i kanë dorëzuar në administratën e prokurorisë, raporton betimi për drejtësi.

Sipas Raportit Vjetor për vitin 2021 të Prokurorit të Shtetit, numri i prokurorëve të komunitetit serb është 14 apo shprehur në përqindje i bie diku 7.69%. Ndërsa, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë janë rreth 19 gjyqtarë serbë.

Edhe dhjetë deputetët e Listës Serbe e kanë dorëzuar të hënën mandatin e tyre edhe formalisht në Kuvendin e Kosovës.

Ky largim i tyre, ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ri-regjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kosova News 09/11/2022 09/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje
09:02 -17/07/2026
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik
08:59 -17/07/2026
Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?