KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aksidenti tragjik, familja e mërgimtarëve të vdekur hap të pamen në Malishevë (FOTO)
Siguri

Aksidenti tragjik, familja e mërgimtarëve të vdekur hap të pamen në Malishevë (FOTO)

Kosova News
Kosova News 14:04 -29/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë ndodhi një aksident tragjik, ku për pasojë gjetën vdekjen e dy persona.

Të vdekur mbetën çifti Shemsedin Sopaj 36 vjeç dhe Mirvete Sopaj 35 vjeçe, ndërsa të lënduar kanë mbetur dy fëmijët e tyre.

E familja e mërgimtarëve të vdekur ka hapur të pamen në Malishevë.

Ende nuk dihen nëse varrimi i dy të vdekurve që ishin mërgimtarë, do të bëhet sot apo nesër.

Familjarët thonë se nuk kanë ndonjë informacion se si ndodhi rasti i aksidentit tragjik, por shprehen të tronditur për vdekjen e familjarëve të cilët po i prisnin për pushime.

Detaje për rastin tragjik

Mëngjesi i sotëm ishte tragjik për familjen që kishin ardhur për pushime nga diaspora në vendlindje. Vetura me të cilën po udhëtonin prindërit dhe dy fëmijët u përfshi në një aksident të rëndë trafiku, ku pas një ndeshjeje me një autobus, dy prindërit humbën jetën, ndërsa të lënduar rëndë mbetën dy fëmijët e tyre të mitur.

Trupat e pajetë të viktimave të moshave 36 dhe 35-vjeç me urdhër të prokurorit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa dy fëmijët për shkak të lëndimeve që morën janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre, është deklaruar mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, i cili tha se gjendja shëndetësore e fëmijëve është stabile, por ata kanë mbetur me lëndime të rënda nga aksidenti.

“Që të dy janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Janë kryer disa ekzaminime mjekësore të cilat kanë qenë të nevojshme dhe për momentin gjendja e tyre është stabile, mirëpo kanë lëndime të rënda”, tha Syla.

Ai bëri të ditur se fëmijët janë të moshave 4-5 vjeç.

Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 04:40 në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Po ashtu raportohet se viktimat janë me prejardhje nga Malisheva, gjë të cilën e ka konfirmuar kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati.

Ndërkohë lidhur me rastin tragjik ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se janë të tronditur nga ky lajm, derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e të afërmve të viktimave.

Aksidenti në Podujevë: Fëmijët e moshave 4-5 vjeç me lëndime të rënda, flasin nga Emergjenca

Gjithashtu lexoni:

Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë

Të shtëna me armë në Prishtinë

Zyrtarë policorë ia shpëtojnë jetën një personi

Policia do të shtojë masat e sigurisë gjatë manifestimeve të “Vidovdanit”

Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen me kryetarin e Leposaviqit

Kosova News 29/07/2022 29/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?