KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja kërkon arrestimin e kryetarit të Lipjanit për rastin e stadiumit në Magurë
Politikë

VV-ja kërkon arrestimin e kryetarit të Lipjanit për rastin e stadiumit në Magurë

Kosova News
Kosova News 19:33 -23/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Lipjan, ka akuzuar qeverisjen lokale me në krye Imri Ahmetin për keqpërdorim të parasë publike dhe korrupsion në këtë komunë.

Pas arrestimit të nëntë zyrtarëve të kësaj komune për dëmtim të buxhetit përmes pranimit të punimeve në stadiumin e Magurës, kjo degë e LVV-së ka reaguar duke thënë se zyrtari i 10-të që duhet të arrestohet është vetë Ahmeti.

Kjo parti ka akuzuar Ahmetin se qëndron prapa çdo keqpërdorimi e manipulimi që ndodh brenda komunës.

“Keqpërdorimi i parasë publike e korrupsioni në Komunën e Lipjanit ka kohë që ka përfshirë secilin projekt e tenderë, por aftësia për t’i mbuluar e fshehur ato nga ana e qeverisjes lokale dhe Kryetarit Imri Ahmeti dukej se po funksiononte. Megjithatë, pas arrestimit të mëparshëm të zyrtarëve të Bujqësisë, sot u njoftuam për arrestimin e nëntë zyrtarëve tjerë të Komunës së Lipjanit për dëmtimin e buxhetit përmes pranimit të punimeve në stadiumin e Magurës i cili kurrë nuk ka përfunduar, por mbetet një gërmadhë. Sidoqoftë zyrtari i dhjetë që duhet të arrestohet, është Imri Ahmeti. Kryetari i Komunës qëndron mbrapa çdo keqpërdorimi, investimi e manipulimi, i cili vjelë përfitimet nga këto keqpërdorime”, thuhet në reagimin e LVV-së, dega në Lipjan.

Më tej potencohet se Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar prokurorinë për hetim për, siç pretendohet, abuzimet e shkeljet në projektin e Stadiumit të Magurës.

“Ne i bëjmë thirrje hetuesisë e prokurorisë që të zgjerojë hetimet edhe tek Kryetari Imri Ahmeti e bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë keqpërdorur e kanë përfituar. Ky është fillimi i fundit të Imri Ahmetit. Populli thotë: kungulli mbi ujë nuk të shkon gjithë”, thuhet më tej në reagim.

Lexo po ashtu:

Dallavere me stadium futbollistik – Arrestohen 9 zyrtarë për mashtrim dhe keqpërdorim, bëhet fjalë për 300 mijë euro

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 23/01/2023 23/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?