KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si u hoqën pensionet e veteranëve më 2017 nga lidhja me pagën minimale?
Politikë

Si u hoqën pensionet e veteranëve më 2017 nga lidhja me pagën minimale?

Jeton Sopa
Jeton Sopa 12:38 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Paga minimale që parasheh qeveria Kurti ta ngritë nga 170 në 264 euro, ngritje që nuk është bërë që nga viti 2011, ka sjellë pakënaqësi te veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pasi nuk pritet të rriten edhe pensionet e tyre, siç e parashihte dikur Ligji për Veteranët. Por a është e përfshirë paga minimale në ligjin për Veteranët e Luftës së UÇK-së? Ligji i miratuar më 2014 përkatësisht neni 18, parashihte lartësinë e shumës së pensioneve për këto kategori, dhe ishte vendosur që të mos jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë (170 euro).

Neni 18 i ligjit të vjetër që e lidhte pensionin e veteranit me pagën minimale

Mirëpo me ndryshim plotësimin e Ligjit Nr. 04/L – 261, për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, miratuar më 30 dhjetor të vitit 2016, i cili parasheh edhe kategorizimit të shtresave të veteranëve të luftës, sipas një hulumtimi të Kosovanews, ky nen ishte hequr. Pas debatesh të shumta dhe përplasjesh verbale dhe pas arritjes së një marrëveshje me atëherë partnerët e koalicionit PDK-LDK, ligji i ri për veteranët kishte kaluar në Kuvendin e Kosovës. Në votimin e dytë, ku në sallë ishin 68 deputetë, 44 prej tyre votuan për, 8 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Kosovanews posedon edhe listën e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së që kishin votuar pro këtyre ndryshimeve ligjore.

Lista e deputetëve pjesëmarrës dhe atyre që votuan pro miratimit të amandamenteve që hoqën lidhjen mes pagës minimale dhe pensioneve të veteranëve.

Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar miratimin e këtij ligji duke thënë se është pazar mes partnerëve të koalicionit LDK-PDK dhe nuk definon qartë kategoritë e veteranëve dhe është vështirë për t’u zbatuar. Ligji për Veteranët e Luftës ishte shpallur me dekretin Nr. DL-016-2017, e datës 11.04.2017 nga presidenti i asaj kohe, Hashim Thaçi. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për veteranët, neni 5 i këtij ligji e shfuqizon nenin 18 të ligjit të vjetër (2011) ku thuhej që: pensioni i veteranit nuk duhet të jetë më i vogël se paga minimale e përcaktuar me ligj në Kosovë.

Neni 5 i ligjit të amandamentuar, shfuqizon nenin 18 të ligjit bazik

Si rrjedhojë, tashmë kategoritë e organizatave të ish UÇK-së, nuk mund të jenë përfitues financiar me automatizëm, meqë ndryshimet e fundit ligjore, nuk e parashohin atë. Kanë kaluar mbi 5 vjet që nga miratimi i këtij ligji dhe janë ndërruar 5 qeveri dhe ky ligj ende nuk ka gjetur zbatim në praktikë. Ende nuk është bërë kategorizimi i veteranëve të luftës, ashtu siç parashihet me ligj edhe pse në nenin 40 të ligjit të ri të amandamentuar, thuhet që qeveria brenda 6 muajve përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, është e obliguar që ta themeloj një komision për kategorizimin e veteranëve të luftës.

Mirëpo më 10 maj 2017, me mocion mosbesimi ishte rrëzuar qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, ndërsa zgjedhjet e parakohshme i kishte fituar koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN) ku në krye të qeverisë erdhi Ramush Haradinaj, qeveri e cila e kishte për obligim ta zbatonte ligjin e amandamentuar për Veteranët e Luftës së UÇK-së. Kryeministri i asaj Ramush Haradinaj nuk e kishte bërë as hapin më të vogël për ta implementuar ligjin e Veteranëve të Luftës, edhe pse qëndroi në krye të qeverisë për gati 3 vjet.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

TAGGED: ligji per veteranet, Paga minimale
Jeton Sopa 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
12:01 -07/06/2025
Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
11:44 -07/06/2025
Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit
11:27 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?