KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme?
Siguri

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme?

Kosova News
Kosova News 19:43 -14/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk përjashtohen nga rreziku për destabilizim të situatës së sigurisë, si pasojë e luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Megjithatë, mundësia për sulme konvencionale vlerësohet të jetë e limituar.

Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, thotë se Irani teknikisht ka mundësi të lëshojë raketa me rreze të mesme veprimi në drejtim të rajonit, por “për të arritur deri në Ballkan, ato raketa duhet të kalojnë mbi vendet e NATO-s, si Turqia apo Greqia, të cilat kanë kapacitetet e mbrojtjes kundërajrore”.

Në podkastin 5 pyetje të REL, Shtuni përmend rreziqe të tjera, si faktori ekonomik, lufta hibride, terrorizmi dhe zhvendosja e vëmendjes së aleatëve diku tjetër.

Ai përmend Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën si dy vendet që mund t’i ndiejnë më shumë pasojat e luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, është shqetësues rreziku që aktorë të tretë, si Rusia apo grupe të lidhura me Iranin, ta shfrytëzojnë zhvendosjen e vëmendjes së Perëndimit nga Ballkani drejt Lindjes së Mesme, për të cenuar situatën e sigurisë në Kosovë.

“Rusia mund të inkurajojë dhe të shtyjë grupe të armatosura paramilitare serbe të kryejnë provokime apo sabotime infrastrukturore, që mund të shpijnë në përplasje të armatosura”, thotë Shtuni, duke kujtuar sulmin në Banjskë apo shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai nuk e përjashton mundësinë që Irani të përpiqet të shënjojë prezencën e ushtrisë amerikane në Kosovë, bazuar në veprimet e deritanishme hakmarrëse kundrejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, ka individë të radikalizuar që mund të mos jenë nën kontroll direkt të Iranit, por që bazuar në narrativin se SHBA-ja po sulmon një vend mysliman, mund të kryejnë sulme terroriste ndaj pranisë amerikane në vende publike lehtë të qasshme.

Shtuni thotë se narrativi propagandues për të paraqitur botën perëndimore kundër fesë islame krijon përçarje në shoqëri, dhe se Kosova duhet ta trajtojë këtë me seriozitet që në nivelet arsimore.

“Siç është matematika, fizika, duhet të kemi lëndë të dedikuara në shkolla për të rritur imunitetin shoqëror nga agjenda të tilla ideologjike”.

Duke folur për qasjen që institucionet e Kosovës duhet ta kenë ndaj situatës aktuale të sigurisë, Shtuni tërheq vërejtjen për nevojën e një stabiliteti politik të brendshëm.

Ai e vë në pikëpyetje nëse Kosova mund të arrijë një angazhim shumë të afërt me partnerët strategjikë për mbrojtje, kur i gjithë fokusi tash e sa muaj është në funksionalizim të institucioneve.

“Duhet të rritet vigjilenca, si në planin e mbrojtjes, ashtu edhe në atë diplomatik. Mbrojtja nuk është vetëm me fishekë, mund të flasim për të bërë një fabrikë që prodhon fishekë ‘Made in Kosova’, por ajo është vetëm për konsum publik, sepse sot e shikoni a po përdor dikush fishekë në luftën SHBA-Iran”, thotë Shtuni./Radio Evropa e Lirë/

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro

87 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2553 gjoba

Aksion i përbashkët në Gjilan dhe Viti: Kontrollohen 35 auto parkingje, evidentohen shkelje

Mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Kongresisti amerikan: Deklarata e ministres serbe është moralisht e dënueshme dhe një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj popullit shqiptar

Kosova News 14/03/2026 14/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
77%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?