Është shuar, nga forcat zjarrfikëse pas disa orësh në luftë me flakët, zjarri i rënë mesditën e sotme në një pallat në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.
Zjarri ishte i përmasave të mëdha duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, në disa apartamente dhe në fasadën e pallatit, fatmirësisht jo në njerëz, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Administratori i pallatit ndërkohë është shoqëruar në polici për tu pyetur lidhur me rrethanat e ngjarjes ndërsa pritet një deklaratë e drejtorit të zjarrfikësve në Tiranë për të dhënë më shumë detaje. Tashmë pritet të zhvillohen të gjitha hetimet e nevojshme për të zbuluar shkakun e ngjarjes.