KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet vendimi për Sali Berishën, avokati: Lideri i opozitës nuk po lejohet të marrë pjesë në parlament
Rajon

Shtyhet vendimi për Sali Berishën, avokati: Lideri i opozitës nuk po lejohet të marrë pjesë në parlament

Kosova News
Kosova News 12:58 -19/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka shtyrë për në datë 25 mars ora 09:00 seancën për vlerësimin e kërkesës së ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon leje për të marrë pjesë në seancë plenare.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte mungesa e dy prokurorëve, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, të cilët kishin argumentuar mungesën e tyre për arsye profesionale. Këtë e konfirmojë avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.

“Ne u paraqitëm në orën 10:00. Pritej shqyrtimi i kërkesës së z. Berisha për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Gjatë seancës u konstatua se prokurorët nuk ishin pjesëmarrës. Ata kishin dorëzuar një shkresë sot në sekretarinë gjyqësore, ku thuhej se për arsye profesionale s’mund të ishin prezentë. Ky është një sebep, justifikim i tyre. Ata janë dy prokurorë, të paktën njëri prej tyre mund të ishte prezent. Nuk e kuptoj dot termin ‘arsye profesionale’, sepse profesioni i prokurorit është hetim dhe gjykim. Nuk i di arsyet e tjera. Sigurisht, me angazhimin e z. Rama me punë të tjera, duket se kontakti është shkëputur dhe është caktuar një datë tjetër, derisa të vendoset SPAK në kontakt me z. Rama”, tha Gjokutaj.

“Ai kontakt atje nuk zgjidh problemin këtu. Duhet të dini një gjë, Berisha është në të njëjtat kushte. Ne jemi në kërkimet tona, që ai të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Na është rrëzuar kërkesa jonë në Shkallën e Parë. Tani të shohim dhe apelin. Por është e rëndë që të mungojnë prokurorët në seancë. Në një seancë ku ka një kërkesë shumë domethënëse, për pjesëmarrjen e kreut të opozitës tashmë të njohur ndërkombëtarisht dhe në aspektin politik të brendshëm, për të marrë pjesë në Kuvend. Kjo vërteton edhe një herë atë fakt, se pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj, këta s’marrin pjesë. Vazhdojnë pastaj me arsyet profesionale, siç edhe u komunikua”, tha Gjokutaj.

Më herët kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend ishte refuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Shkallës së Parë. Tashmë pritet të japë vendim Apeli i GJKKO për kërkesën e Berishës të bërë përmes avokatëve Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Berisha prej muajit dhjetor është në “Arrest Shtëpie”, teksa po hetohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Pjesë e hetimeve është dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit rëndojnë të njëjtat akuza.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 19/03/2024 19/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?