KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e 89-vjeçarit, ish-polici insistoi në vazhdimin e saj
Siguri

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e 89-vjeçarit, ish-polici insistoi në vazhdimin e saj

Kosova News
Kosova News 11:18 -28/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit Festim Ramadanit, ish-polic dhe të akuzuarit Jeton Misini për vrasjen e 89-vjeçarit, Sadri Sadriut, në parkingun e një restoranti në fshatin Bibaj të Ferizajt, më 16 gusht të vitit të kaluar.

Fillimisht, avokati zëvendësues, Naim Ferati, për të akuzuarin Ramadani kërkoi që të shtyhetseanca e shqyrtimit fillestar për leximin e aktakuzës dhe të aprovohet kërkesa e avokatit kryesor Besnik Berisha, për ekzaminim psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike për Ramadanin.

Shtyrje të shqyrtimit fillestar kërkoi edhe avokati zëvendës Driton Sejdiu, i të akuzuarit Jeton Misini, me arsyetimin se është avokat zëvendësues.

Por, shtyrje të seancës nuk kërkoi i akuzuari Festim Ramadani. Ai kërkoi qe të vazhdojë seanca e shqyrtimit fillestar dhe të deklarohet lidhur fajësisë.

E prokurori Valdet Avdiu tha që të vazhdojnë me seancën.

“Meqenëse kemi dy kërkesa kontradiktore, këtu jemi për të pandehurin, kështu që vazhdojmë me seancën”.

E avokati i palës së dëmtuar, Shemsedin Piraj, e mbështeti deklarimin e prokurorit. Shemsedin Piraj – avokat i palës së dëmtuar

“Sot i dëgjuam dy kërkesa, unë nga aspekti ne jemi për të vazhduar seancën. Unë e mbështes prokurorin”.

Por, Ferati tha se kjo seancë duhet të shtyhet meqë nuk janë të njohur me shkresat e lëndës.Por, Ramadani sërish e kundërshtoi duke thënë se e ka lexuar aktakuzën dhe se nuk sheh “diçka më tepër që mund të mbrohem më ndryshe, apo ta vënë gjykatën në shtytje të procedurave”.

E gjyqtari Ilir Bytyqi mori vendimin që të shtyhet seanca e shqyrtimit fillestar.

“Refuzohet kërkesa për ekzaminim psikiatrik dhe transferim të të pandehurit Festim Ramadani në Institutin e Psikiatrisë, me arsyetimin se ndaj te njëjtit Gjykata me datën 04.06.2025, ka pranuar nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, raportin e ekzaminimit me konstatimet. Aprovohet kërkesa e avokateve mbrojtjes për shtyrje të shqyrtimit fillestar me arsyetim se të njëjtin vetëm i kanë paraqitur kërkesat e avokateve mbrojtës dhe nuk janë të aftë të deklarohen më tutje, për shkak që nuk e njohin materien e kësaj çështje penale”.

Shqyrtimi fillestar i radhës u caktuar më 29 shtator 2025, në ora 13:00

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Kosova News 28/08/2025 28/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?