KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës, ish-presidenti kërkon ekspertizë të pavarur financiare
Rajon

Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës, ish-presidenti kërkon ekspertizë të pavarur financiare

Kosova News
Kosova News 16:35 -24/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Është shtyrë për në 9 korrik seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit, Ilir Meta, i cili gjatë fjalës së tij në gjykatë kërkoi kryerjen e një ekspertize të pavarur financiare për pasuritë dhe të ardhurat e tij.

“Kërkoj një ekspertizë të pavarur, duke përdorur metodologjinë e përdorur për prokurorët e gjyqtarët nga vettingu. Jam Ilir Meta. Emri im është fuqia ime. Nuk kam cenuar kurrë interes kombëtar, publik apo personal të askujt. Kam njohur vetëm rrogën e shtetit dhe edhe atë e kam depozituar në shtëpi. Kërkoj ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën që kam qenë bashkëshort. Të shihet çdo e ardhur e ligjshme qe kam pasur, e që rezulton në dokumentet e shtetit”, deklaroi ai para gjykatës.

Meta deklaroi se deri javën e ardhshme do të rakordohet me avokatin për ndarjen e dëshmitarëve sipas episodeve të çështjes. Ai ngriti dyshime mbi mënyrën e llogaritjes së pasurive të tij dhe theksoi se gabimet e konstatuara nuk janë të rastësishme.

“Gabimet e bëra në llogaritjen e pasurive nuk janë rastësi. Ekspertiza financiare ndaj meje nuk është rastësi. Edhe fakti që kam bërë kallëzim për rrëmbimin tim dhe ende sot nuk jam pyetur, nuk është rastësi”, u shpreh Meta.

Ish-presidenti kërkoi që për rastin e tij të përdoret e njëjta metodologji që është aplikuar gjatë procesit të vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët.

“Kërkoj që metodologjia që është përdorur për prokurorët, të bëhet edhe për mua. Unë kam qenë deputet, në rrogat më të larta të shtetit që 22 vjeç. Unë kam qenë ministër i jashtëm. Kam qenë të paktën 300 ditë jashtë shtetit, kam marrë shumë dieta. Mora një përgjigje: Nuk janë llogaritur dietat, se dietat i merr për t’i shpenzuar. Është absurde t’i thuash një ministri të jashtëm, që e presin me shoqërues, me dreka darka zyrtare, që i ke shpenzuar. Është absurde kur ti del jashtë vendit si president, ku sapo zbret, të pret Secret Servise dhe gjithçka tjetër është e paguar, të pretendosh se duhet të shkosh në dyqan  t’i shpenzosh”.

Gjithashtu lexoni:

“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi

Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Kosova News 24/06/2026 24/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?